E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedagoget gabime ne votim

Rektori i ri i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, perpos mbeshtetjes qe pati nga stafi akademik dhe joakademik, ka fituar ne menyre te bindshme edhe pelqimin e studenteve. Megjithese vota e studenteve ne procesin e fundit zgjedhor perbente 20 per qind te pikeve, keta te fundit kane votuar ne menyre plebishitare per kandidaturen e profesorit te ekonomise ne krye te Universitetit te Tiranes. Sipas te dhenave jozyrtare, ne procesin e votimit kane marre pjese rreth 40 per qind e studenteve te listuar, nga te cilet rreth 60 per qind kane preferuar ta japin voten per profesor Kulen, duke zyrtarizuar fitoren e tij si rektor. Zgjedhjet e dy diteve me pare ne institucionet e arsimit te larte publik nuk jane lene pa pershendetur edhe nga kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe ministri i Arsimit, Genc Pollo. Ne fjalen e tij, drejtuesi i MASH-i eshte shprehur tejet i kenaqur per menyren sesi u zhvilluan zgjedhjet, te cilat ai i cilesoi te rregullta, korrekte dhe transparente. Si lajmin me te vecante ne zgjedhjet e fundit, ministri Pollo nuk ka lene pa permendur fitoren e kandidatit Tanush Shaska ne universitetin "Ismail Qemali" te Vlores, kjo per vete faktin se rektori i sapozgjedhur ne kete universitet ka punuar si profesor ne Oakland te SHBA-ve. Por sidoqofte, problemet teknike nuk kane munguar gjate zgjedhjeve te fundit. Rasti me flagrant ka qene ne Fakultetin Juridik, ku gjate numerimit per rektor jane hasur parregullsi ne kutine e votimit, ku si stafi akademik, ashtu edhe ai joakademik kane votuar ne kundershtim me rregulloren ne nje kuti te vetme. Kjo situate eshte zgjidhur nga komisioni zgjedhor, i cili ka vendosur te hape kutine, kjo duke u nisur edhe nga fakti i mosndikimit te kesaj kutie ne rezultat, pasi dukej qarte epersia e kandidatit Dhori Kule ndaj rivales Valentina Duka. Gabime te tilla, por me permasa me te vogla, jane hasur edhe ne dekanatet e tjera, por gjithsesi ajo qe mbetet per t'u theksuar ne garen per rektor, eshte fakti se procesi eshte pershkuar nga nota te qeta. Proces i qete eshte vene re edhe ne universitetet e tjera ne vend, perjashto Universitetin e Korces dhe te Durresit, ku zgjedhjet nuk u zhvilluan per arsye teknike. Keshtu, ne Universitetin Bujqesor te Tiranes fitues ne garen per rektor eshte shpallur kandidati Fatos Harizaj, i cili ka shfaqur si prioritet implementimin e Kartes se Bolonjes dhe pergatitjen sa me te mire te studenteve, duke u lehtesuar keshtu integrimin ne tregun e punes. Ne Universitetin Politeknik triumfues ka rezultuar Jorgaq Kacani,
ndersa ne Akademine e Arteve rektori i ri do te jete ish-dekani Petrit Malaj, i cili ka premtuar kthimin e akademise ne nje qender te rendesishme kombetare te prodhimit dhe promovimit te vlerave dhe mendimit artistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›