Perlotet Xhorxh Bush
Bush: Kam ardhur si pelegrin, ne token ku shkeli Jezu Krishti
Lot ne fytyren e presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ndersa ai vizitoi memorialin Shoah ne Jerusalem. Me nje vizite prekese ne memorialin e Holokaustit te Yad Vashemit, ka perfunduar vizita zyrtare e presidentit amerikan ne Izrael. Bashke me te ndodhej edhe presidenti i shtetit hebre, Shimon Peres, kryeministri Ehud Olmert dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs. Presidenti degjoi teper i prekur nje poezi te shkruar nga Hanna Senech, e pushkatuar nga nazistet ne vitin 1944. Me syte e perlotur me pas, shefi i Shtepise se Bardhe vendosi nje kurore me lule ne flaken e perjetshme te memorialit "Yad Vashem".
"Uroj qe te vijne sa me shume njerez ne kete vend, pasi ky memorial te kujton se e keqja ekziston dhe duhet t'i rezistojme asaj. U befasova, sesi keta njerez (viktimat e hokoaustit) edhe perpara tmerrit dhe djallit nuk e braktisen Zotin", - u shpreh Bush. I pyetur nga gazetaret sesi ndjehej qe kishte qene ne token ku shkeli Jezu Krishti, presidenti amerikan u pergjigj duke thene se ishte nje eksperience e mrekullueshme. Ishte arqipeshkvi Elias Shakur, i cili me pas e pyeti: "Keni ardhur si politikan, lideri i nje shteti, apo si pelegrin?". Xhorxh Bush u pergjigj: "Kam ardhur si pelegrin". Pas perfundimit te vizites ne Izrael, presidenti amerikan u nis drejt vendeve te Gjirit, ku ndalesa e pare eshte Kuvajti.