Kenge per 14 shkurtin
Te dashuruarit do te kene nje motiv me shume per te festuar! Me teper se nje darke romantike nen driten e qirinjve, te rinjte mund te zgjedhin edhe hitin qe do t'u kushtohet pikerisht atyre. Kengetarja e njohur Ciljeta Xhilaga ka zgjedhur qe te publikoje nje kenge dedikuar dashurise, duke dhene keshtu nje motiv me teper per t'u festuar 14 shkurtin e ketij viti. "Kam nisur punen per te realizuar nje hit te ri, qe do te jete ne stilin e balades e qe do publikohet ne diten e te dashuruarve. Gjithnje me kane terhequr baladat dhe kompozitori Florian Mumajesi me te cilin po bashkepunoj momentalisht, ka zgjedhur dicka tejet te vecante, qe i shkon me per shtat timbrit tim. Po ne 14 shkurt, krahas kenges se re do te nxjerr ne tregun muzikor edhe albumin tim me te fundit, qe do te permbaje rreth 10 hite te reja, te padegjuara me pare", thote per "Korrierin" Ciljeta. Pas klipit me te fundit "Falma", qe ka pak dite qe eshte prezantuar neper stacionet televizive muzikore, si dhe bashkepunimit me miken e saj, Ingridin, "Puci, puci", kengetarja ka nisur pergatitjet vrullshem per te pasur gati baladen ne daten 14 shkurt. Ajo pohon se kjo gjetje nuk ka lidhje me te dashurin e saj dhe ndjenjen qe ata te dy ndajne per njeri-tjetrin. Eshte nje hit me teper masiv, sesa personal, sepse per Romeon dhe Ciljeten ka dashuri ne cdo dite te vitit, e jo vetem ne nje te vetme. Ne gjithe kete intensitet ka menduar edhe pak per veten e te dashurin e saj. "Kam vetem pak dite qe jam kthyer nga pushimet. Pas koncerteve ne Zvicer, munda te isha ne shtepi me date 31 dhjetor e deri ne oren 12 te mesnates festova me familjen. Me pas u nisa direkt me Romeon per ne Kosove. Atje isha e ftuar ne disa koncerte, ndersa perfitova nga rasti edhe per te festuar e pushuar njekohesisht ne disa qytete te Kosoves. Kemi kaluar disa dite te paharrueshme, por tani kur mendoj qe duhet t'i kthehem punes, merzitem", thote ajo. Bashkepunimi i fundit me modelin shqiptar ne Australi, Afrim Aliaj, ishte nje eksperience krejt e vecante per te. Ishte e vetmja kengetare qe mundi te realizoje nje kenge me nje djalosh shqiptar teper te njohur ne kontinentin australian, qe numeron disa kontrata milionere me kompani te njohura ne shtetin ku tropojani jeton prej 10 vitesh. E kjo per Cilin nuk ishte pak! Me teper se nje lutje per te falur tradhtine qe ajo i ka bere te dashurit (sipas tekstit te kenges), syte e shume femrave jane ngulitur me teper tek modeli i njohur. Sa i takon xhelozise, ky nocion nuk ka vend ne lidhjen disavjecare te saj me Romeon, djalin me te cilin po perjeton nje lidhje dashurore per t'u admiruar. Ata te dy gjejne gjithmone kohe per njeri-tjetrin, por ky vit ka qene vertet i ngjeshur per kengetaren. Ndaj mendoi qe per festat e fundvitit, disa dite pushime larg Tiranes do t'u benin vertet mire. Kengetarja nuk preferon qe ta perqendroje vemendjen te klipi "Falma", qe deri me tani sipas saj, ka rezultuar goxha i suksesshem. Sepse ende pa u zbehur hovi i klipit te fundit, nje tjeter hit do te vije per 14 shkurtin, si nje dhurate qe ajo ka menduar per te gjithe fansat kudo ndodhen.