E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmat ishin te parregullta

Dritan Laci
Bashkia e Tiranes ka vazhduar edhe gjate dites se djeshme aksionin per pastrimin e mbeturinave ne zonen perendimore te kryeqytetit. Pas Kombinatit, fadromat e Drejtorise se Pastrimit jane ndalur ne zonen e Tiranes se Re, ku prej ditesh mbeturinat kishin zaptuar rruget. Por me gjithe punen e vazhdueshme nga ndermarrjet e pastrimit, situata vazhdon te jete problematike per shkak te pamundesise per te hequr ne kohen e duhur mbetjet. Po dje, pas akuzave te ngritura nga Bashkia e Tiranes, per bllokim te procedurave te tenderit te pastrimit, ka reaguar edhe Agjencia e Prokurimit Publik. Sipas kesaj agjencie, pergjegjes per menaxhimin e fondeve publike bazuar ne ligjin e prokurimit eshte autoriteti kontraktor, ne kete rast vete Bashkia e Tiranes. Per kete arsye, po sipas kesaj agjencie, vonesat ne fillimin e procedurave nuk mund t'i ngarkohen APP-se.
"Bashkia ka pasur nje kontrate te meparshme per pastrimin, ajo ka pasur dijeni per kohen e perfundimit te kesaj kontrate dhe per kohezgjatjen e procedurave te prokurimit sipas ligjit. Ne kete menyre duhet te kishte planifikuar kohen per te siguruar sherbimin pa nderprerje per qytetaret", thuhet ne deklaraten e Agjencise se Prokurimit Publik. Me tej, ky autoritetet ka theksuar se fakti qe procedurat e prokurimit jane nisur me vonese nga bashkia, nuk mund te perkthehen si "arbitraritet" i Agjencise se Prokurimit. Ne kete menyre, APP-ja ka vendosur qe te mos lejoje zhvillimin e tenderit te pastrimit, me arsyetimin se "agjencia e prokurimit nuk eshte e detyruar te certifikoje procedura te paligjshme vetem per te "shpetuar" institucionin nga situata qe vete ai ka krijuar, madje dhe perdorimi i procedurave per rastet emergjente nuk lejohet nga ligji i prokurimit publik, kur kjo situate eshte krijuar nga veprimi apo mosveprimi i vete institucionit". Por Agjencia e Prokurimit Publik krahas arsyetimit te mesiperm, ka deklaruar se shkak per pezullimin e tenderit eshte bere edhe parregullsia e dokumentacionit te paraqitur nga firmat pjesemarrese ne tender.
"Lidhur me procedurat konkrete te prokurimit, ne agjenci jane depozituar ankesa nga 5 subjekte pjesemarrese ne gare, disa prej tyre paraqitur si bashkim shoqerish ne tender. Menjehere, sipas ligjit, agjencia beri pezullimin e procedurave dhe kerkoi dokumentacionin e plote te procedurave te prokurimit". Me tej, APP-ja ne deklaraten e saj ka sqaruar se pas ankesave te mberritura ne adrese te saj, dokumentacioni i eshte vene ne dispozicion Drejtorise se Krimit Ekonomik.
"Pas shqyrtimit te dokumentacionit, u verejt se te gjithe subjektet pjesemarres ne gare nuk plotesonin kerkesat qe vete bashkia kishte vene. Ne kete dokumentacion kishte shume mangesi, ndermjet se cilave edhe mosplotesimi i dokumentacionit per makinerite apo per numrin e punonjesve e te tjera si keto, qe cenojne zbatimin e kontrates". Ne perfundim te deklarimit te pozicionit te saj ne zallamahine e krijuar ne kryeqytet, si pasoje e mosheqjes se mbeturinave, ka informuar se anulimi i procedurave ne shkresen e agjencise se dates 7 nentor 2007 eshte bere, pasi bashkia ne kundershtim me ligjin nuk kishte kryer skualifikimin e subjekteve qe nuk plotesonin kriteret e percaktuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›