DRAMA "PAMJE NGA URA" CEL SEZONIN E TEATRIT KOMBETAR
Premiera "Pamje nga ura" e dramaturgut te njohur Artur Miler, do te cele sezonin artistik ne Teatrin Kombetar me 17,18,19 janar, me regji te Albert Minges dhe nga nje kast aktoresh te njohur, si Timo Flloko, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela e Indrit Cobani. Kjo drame e Milerit e konsideruar si nje veper e veshtire, u vu ne skene fundsezonin e shkuar dhe arriti nje rekord shikuesish, te cilet konfirmuan suksesin e saj. E shkruar nga dramaturgu amerikan ne vitin 1950, ne kohen e Luftes se Ftohte, me idene e nje skenari filmi, por qe nuk u realizua, ajo eshte historia e emigrantit Edi Karbones ne Nju Jork, i cili duke pasur nje jete te pasigurt rrezikon familjen, miqesine apo edhe fqinjesine. Duke pasur si kryefjale trajtimin e temes se emigracionit dhe te integrimit te njerezve ne kultura dhe vende shume larg origjines se tyre, duke pasur ne sfond Nju Jorkun, ne kete situate shperthen dhe pasioni shkaterrues dhe i papajtueshem me cdo parim moral i Edi Karbones. Brishtesia e pasionit dhe lakmia per interes i detyrojne personazhet e kesaj vepre te ndermarrin nje sere vendimesh ekstreme, qe pasqyrojne shpirtin e vendit nga vijne dhe te vendit ne te cilin do te enderrojne dhe do te vuajne si emigrante. Kjo drame u vu ne skenen e teatrit "Andon Zako Cajupi" te Korces, 44 vjet te shkuara, nga regjisori Pirro Mani, kur sapo ishte kthyer nga studimet ne Institutin Shteteror te Artit Teatror ne Moske, ku dhe kishte interpretuar Edi Karbonen, personazh me nje ndergjegje te nderlikuar. Me kete antihero te Nju Jorkut, ne epoken e pasluftes se Dyte Boterore, Mani ishte njeheresh aktor dhe regjisor i kesaj pjese. Por pasi u vu ne skenen e Korces dhe pas nje turi ne Shqiperi, ajo u ndalua nga instancat me te larta te shtetit komunist, duke u konsideruar "nje drame frojdiste".