Klinsmann nuk kthehet në Tottenham

Ish sulmuesi i Tottenhamit, Jurgen Klinsmann ka mohuar spekulimet rreth rikthimit të tij në White Hart Lane si zëvendësim për Harry Redknappin.
Klinsmann, aktualisht selektor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës spekulohet se mund të zëvendësojë Redknappin në rast se menaxheri i Tottenhamit merr drejtimin e Kombëtares angleze para Euro 2012.
Por, Klinsmann ka insistuar se dëshiron të respektojë angazhimin e tij aktual. “Tottenham është klub i mrekullueshëm por jam jashtëzakonisht krenar dhe i privilegjuar që jam selektor i SHBA-së”, deklaroi ai për The Sun.