Torres i lumtur që shënoi

Fernando Torres thotë se përmirësimet e Chelseas në javët e fundit i kanë ndihmuar atij të përfundojë pritjen për gol.
Torres, përforcim që kushtoi 50 milionë funte në janar 2011, shënoi golat e tij të parë nga 19 tetori duke realizuar dy herë në fitoren 5-2 ndaj Leicesterit në çerekfinale të FA Cup.
“Më janë nevojitur këta gola. Kam punuar shumë për ti arritur. Në muajin e fundit skuadra është përmirësuar shumë. Ne jemi duke treguar përkushtim më të madh dhe duam të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Torres për ESPN.
Chelsea ka fituar katër ndeshje të njëpasnjëshme prej kur Roberto di Matteo u emërua në detyrë deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Andre Villas-Boasit.