Tevezi, i turpshëm

Legjenda e Newcastle United, Alan Shearer ka thënë se sulmuesi Carlos Tevez mund të fajësohet nëse Manchester City humb garën për titull në Premierligë.
“Nëse Manchester City mposhtet nga rivali Manchester United në garë për titull këtë sezon atëherë besoj se faji mund të hidhet mbi një njeri, Carlos Tevez. Çfarë turpi ka qenë ai”, tha Shearer për The Sun.
“Ai ka qenë në grevë për pjesën më të gjatë të sezonit dhe kjo është një atmosferë e padëshiruar në kohën kur të gjithë duhet të jenë të bashkuar”, përfundoi ai.