E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villarreal emëron Lotinan

Villarreal ka konfirmuar emërimin e Miguel Angel Lotinas në postin e trajnerit deri në fund të sezonit.

Lotina, i cili më parë kishte udhëhequr skuadrat si Osasuna, Celtiva Vigo, Espanyol dhe Real Sociedad, ka qenë i papunë prej kur u largua nga Deprotivo La Coruna në maj të vitit të kaluar.

54 vjeçari zëvendëson Jose Molinan, i cili u shkarkua të dielën pasi skuadra fitoi vetëm tri nga 11 ndeshjet nën drejtimin e tij. Humbja 1-0 nga Levanten ë fundjavë ishte disfata e tretë e njëpasnjëshme në ligë. Pas 27 xhirosh në La Liga, Villarreal gjendet në pozitën e 17-të me 27 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›