Klinton Zbogar: Ballkani Perëndimor, në BE
Sllovenia do të përshpejtojë politikat e saj në mbështetje të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu ka deklaruar, shefi i diplomacisë Sllovene, Samuel Zbogar pas takimit me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Uashington. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ballkani dhe integrimi i tij europian ka qenë një nga temat kryesore e bisedimeve mes dy shefave të diplomacive. Ministri i Jashtëm, Zbogar theksoi edhe një herë mbështetjen e qeverisë së tij për integrimin europian të të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit.
“Ballkanin perëndimor duam ta shohim në BE, dhe në bashkëpunim me qeveritë e këtyre vendeve do të bëjmë të mundur që BE të hapë dyert.”
Po kështu, Zbogar theksoi se qeveria sllovene rikonfirmon përkushtimin ndaj Kosovës, me anë të trupave të saj ushtarake atje. Në fokus të bisedimeve ka qenë edhe Afganistani, ku Zbogar vlerësoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara do të bëjë të mundur paqen në këtë vend. Deklarata e shefit slloven të diplomacisë vjen në të njëjtën ditë me atë të ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini, i cili veç mbështetjes së Italisë lidhur me integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, propozoi edhe mbajtjen e një samiti të kryeministrave të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, për t’i dhënë një mbështetje konkrete procesit të zgjerimit të Europës së Bashkuar drejt Ballkanit.