E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton-Ashton e ardhmja e Kosoves dhe Serbise ne Bashkimin Evropian

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian per politiken e jashtme Kathrin Ashton e cila ndodhet ne Uashington per takimin grupit te katershes per Lindjen e Mesme diskutuan edhe per Kosoven. Ne vazhdim ju ftojme te ndiqni komentet qe dy zyrtaret e larta bene per Kosoven gjate konferences se perbashket te shtypit dje ne Uashington.

Sekretarja Clinton dhe zyrtarja e larte e BE-se Ashton theksuan se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do te mbeshtesin vendet e Ballkanit Perendimor ne perpjekjet e tyre per te ndertuar shoqeri te begata paqesore dhe demokratike dhe ne synimin e tyre per tu anetaresuar ne institucionet euro-atlantike.

Marreveshjet e fundit mes Kosoves dhe Serbise ne dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian jane nje hap pozitiv dhe me perfitime per te dyja palet. Por ky eshte vetem fillimi. Tani marreveshjet duhet te zbatohen dhe ne duhet te shikojme me shume perparim vecanerisht ne veriun e Kosoves. Ne presim qe te dyja palet te vazhdojne punen e tyre dhe te arrijne marreveshje praktike per te permiresuar jeten e perditshme te popujve te tyre te normalizojne marredheniet dhe ti afrojne vendet e tyre me aspiratat e anetaresimit ne Bashkimin Evropian.

Edhe Perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Evropian Kathrin Ashton komentoi rreth Ballkanit dhe vecanerisht rreth dialogut Kosove-Serbi.

Ajo e vuri theksin tek takimi qe kishte patur javen e kaluar me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci me te cilin kishte diskutuar mbi synimin e ketij dialogu per ta beje jeten me te mire per popujt e te dy vendeve vecanerisht ne veriun e Kosoves. Zonja Ashton tha se ndersa mes ketyre ceshtjeve perfshihet levizja e lire e banoreve nga njeri vendin ne tjetrin ajo qe eshte me e rendesishme eshte shtimi i besimit te ndersjelle ne menyre qe Kosova dhe Serbia ta hedhin veshtrimin nga e ardhmja e cila per te dy vendet eshte ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›