Ndahet nga jeta Dom Simon Jubani

U nda nga jeta ne moshen 84 vjecare ne qytetin e Shkodres kleriku dom Simon Jubani nje figure e njohur e qendreses antikomuniste dhe vendosmerise per rifitimin e lirive fetare. Dom Simon Jubani vuajti 26 vite te jetes se tij ne burgjet e diktatures komuniste. Pas daljes nga burgu ne nentor te vitit 1990 udhehoqi meshen e pare publike meshe e cila shenon edhe fillimin e shembjes se rregjimit komunist. Ne sallen Kardinal Mikel Kolici te Katedrales se Shkodres nisen sot homazhet qe do te perfundojne te ejten me nje meshe per shpirtin e tij dhe me pas trupi i dom Simon Jubanit do te percillet per ne banesen e fundit ne varrezat katolike te Rrmajit ne qytetin e Shkodres.