E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta sulmon Prokurorine pershendet vendimin e Gjykates se Larte

Ne Shqiperi ish Zv/kryeministri Ilir Meta i akuzuar per korrupsion aktiv sulmoi sot ashper Prokurorine ndersa u shpreh i kenaqur me vendimin e djeshem te Gjykates se Larte e cila ndonese nuk e pushoi ceshtjen sic ishte kerkuar nga zoti Meta vendosi te konsideroje te pavlefshme ekspertizen e videos e cila u realizua nga eksperte amerikane dhe angleze. Sipas zoti Meta Prokuroria ishte vene ne funksion te zgjedhjeve per pushtetin vendor kur ajo qellimisht sipas tij kishte perllogaritur qe mbyllja e hetimeve te perkonte me 8 majin dhe atij iu komunikua akuza dy dite perpara. Zoti Meta shtoi me tej se Gjykata mund te kishte vendosur sipas tij pushimin e ceshtjes nese avokatet e tij nuk do kishin terhequr javen e shkuar nje pjese te pretendimeve te ngritura ndaj Prokurorise. Ish zevendes kryeministri tha se ai do te jete i pranishem personalisht ne te gjitha seancat e procesit gjyqesor kunder tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›