Durrës, policia zbulon municione luftarake

Një arsenal i vërtetë municionesh luftarake janë zbuluar në rrugën e vjetër Thumanë-Ishëm. Sipas policisë së qarkut të Durrësit janë gjetur 24 predha luftarake ku nga këto, 3 copë me kalibër 152 mm, 10 copë me kaliber 122 mm, si dhe 11 copë me kalibër 100 mm. Gjetja e municioneve luftarake, u bë falë një informacioni në rrugë operative, ku denonconte se pikërisht në një kanal në rrugën Thuman_Ishëm, janë hedhur disa predha. Menjëherë në vengjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe ekspertë të antieksplozivit, të cilët mundësuan nxjerrjen e predhave dhe tranportimin e tyre për në në poligon dhe cmontimin pa probleme. Policia e cilëson sasisë e municioneve luftarake si shumë të rrezikshëm, ndërsa po punon për të evidentuar dhe kapur poseduesit e mundshëm të këtyre municioneve luftarake.