Kthesa historike ne Kube
Është konsideruar një kthesë historike, kjo në Kubë, ku pas më shumë se gjysëm shekulli, qytetarët e saj nuk duhet të kërkojnë më një leje për tu larguar nga ishulli. Lajmi është konfirmuar nga një deklaratë e qeverisë së Kubës. Ligji i ri do të hyjë në fuqi në 14 janar, 90 ditë pas publikimit të vendimin në Gazetën zyrtare. Kjo është vetën reforma e fundit nga një sërë të tillash të provuara nga qeveria e Raul Kastro, i cili po heq shumë kufizime që janë në fuqi prej dekadash. Kohëzgjatja e qëndrimit jashtë vendit do të bëhet nga 11 deri në 24 muaj, sipas një ligji të ri mbi emigracionin. Pra që nga data 14 janar një shtetasi kuban i duhet të paraqesë vetëm pasaportën dhe vizën e vendit ku dëshiron të udhëtojë. Në 50 vitet e fundit ata që dëshironin të largoheshin nga ishulli duhet të prezantonin një kërkesë për një leje dalje nga territori, nga autoritetet të cilat nuk ishin të detyruara që të shpjegonin arsyet e refuzimit. Të gjithë duhej të prezantonin dhe një ftesë dhe nuk mund të qëndronin më shumë se 11 muaj jashtë kufijve. Në rast se kohëzgjatja e qëndrimit nuk respektohej atëherë personit i konfiskohej e gjithë pasuria dhe nuk lejohej më të hynte në ishull.