E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona ne Bruksel per pavaresine

Barcelona është e gatshme që të shkojë në Bruksel pas kundërshtimit të hapur të Madridit. Cdo gjë ka të bëjë me referendumin për sovranitetin kombëtar të Katalonjës. Parlamenti vendas parashikon të aprovojë një projektligj. Nëse gjykata kushtetuese spanjolle e kundërshton këtë, ideja është që dosja të dërgohet në gjykatat europiane. Katalonja në këtë mënyrë ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë si Skocia. “Skocia është nëj shembull i mirë, një pikë referimi, dhe do të rrisë ndërgjegjësimin tonë, thotë një kalimtar në Bracelonë. Edhe ne dëshirojmë një datë për referendumin tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa ka dhe nga ata që mendojnë se ky nuk është momenti i duhur pasi mënyra më e mirë për të dalë nga kriza është të qënit të bashkuar. Kreu i qeverisë lokale Artur Mas ka shpallur zgjedhje të parakohshme rajonale në 25 nëntor. Në rast se do të zgjidhet, do të nisë menjëherë referendumin për sovranitetin kombëtar, që ai dëshiron ta arrijë për brenda katër vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›