E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zamparini: Të ikë Berluskoni, është bërë i “zgërlaqur”

Mauricio Zamparini nuk mund të qëndrojë pa bërë një deklaratë bombastike. Këtë herë, presidenti i Palermos ka sulmuar kreun e qeverisë italiane Silvio Berluskoni, pas skandaleve të fundit që e kanë përfshirë atë.

I pyetur nga programi i Radio 2, “Një ditë si dele” për një dorëheqje të Berluskonit, ai tha: “Eh, sikur. Ai është sulmuar dhe zgërlaqur aq shumë, sa nuk arrij ta kuptoj përse qëndron. Të gjithë duam që të largohet, por ai nuk e bën dhe nuk e kuptoj”, u shpreh Mauricio Zamparini.

Ai zbuloi edhe një prapaskenë në lidhje me Noçerinon. “Ata na e vodhi Galiani, - tha Zamparini me shaka. – Ndoshta nuk kanë më lekë, që marrin lojtarë me parametra zero”.

(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›