E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Në politikë ka njerëz të lidhur me Sigurimin

Bamir Topi

Çmendoj për Berishën, Topallin e Metën

Rama është treguar amator në momentin e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008″

Presidenti Bamir Topi shprehet se në nivelet e politikës ka njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë në emisionin Tonight të gazetares Ilva Tare, në Ora News, ai ka folur gjithashtu edhe për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe vlerësimin e tij për Berishën, Ramën, Metën e Topallin.
Pse nuk pati konsensus për Presidentin?
Këtë e dinë partitë. Pavarësisht mosarritjes së konsensusit, procesi për zgjedhjen e Presidentit mbetet kushtetues. Nuk ka asnjë arsye që të kontestohet nga kryetari i opozitës, sepse, tek e fundit, ndryshimet kushtetuese në 2008-n u përgatitën nga kreu i maxhorancës dhe ai i opozitës. Ndryshimi i Kushtetutës presupozonte që në raundin e katërt dhe të pestë Presidenti zgjidhet me maxhorancë të thjeshtë. Edhe nëse e kanë ngatërruar të tjerët, duhet të pranosh kuadrin kushtetues.
Ishte konsideruar si test për tu kaluar dhe një shans që nuk duhej humbur. Ju si e lexoni?
Unë kam një njohje relativisht të vjetër, 11 vjet janë jo pak me zotin Nishani dhe vazhdimisht me të ka qenë një komunikim direkt në disa pozicione, duke marrë në konsideratë edhe pozicionin mes Presidentit dhe ministrit të Drejtësisë. E konsideroj një figurë që i ka të gjitha shanset ta administrojë mirë atë pozicion. Nëse do të marrim në konsideratë procesin dhe atë që u kërkua për të arritur konsensusin, kjo është një çështje e mënyrës së komunikimit dhe asaj që kanë ndërtuar partitë. Kushtetuta e vitit 2008 bëri të mundur që të zgjidhet me një preferencë politike. Është plotësisht brenda kuadrit kushtetues. Nëse do ta shkëpusim momentin e zgjedhjes së Presidentit për të diskutuar atë që sollën ndryshimet, kemi dëgjuar që Kushtetuta bëri disa ndryshime që shkuan në favor të autoritarizmit të dy personave, të kreut të maxhorancës dhe kreut të opozitës. Ka qenë një marrëdhënie e kësaj natyre: o i fitoj të gjitha, ose i humb të gjitha. Pati një përballje jo në kushte të barabarta. Nga njëra anë ishte një njeri me eksperiencë, nga ana tjetër u demonstrua një amatorizëm i theksuar politik, ku brenda 24 orësh, me një eufori të pashpjegueshme, edhe pse u paralajmëruan… Unë kam dhënë një intervistë më 15 prill 2008, ndërkohë që ndryshimet u bënë natën e 21 prillit… I pata thënë që askush nuk ka të drejtë të thotë që ska nevojë për ndryshime kushtetuese. Por, ndryshimet kushtetuese kanë nevojë të diskutohen, jo nga amatorët dhe militantët e politikës, të bëhet pjesë e një debati publik. Fakti që u bë me aq shpejtësi, duke parë interesa të veçanta, të ngushta për të dominuar pushtetet, tregon që kjo gjë jep efektet në fusha të ndryshme me kalimin e kohës.
Po i thoni zotit Rama amator?
Unë jam shumë i qartë, nuk fshihem pas frazave. Nëse unë dua të them, e them. Në atë përballje ka pasur një predispozicion të dy personave që kanë menduar në një gjatësi vale, nga njëra anë një njeri me eksperiencë të gjatë në politikë, nga ana tjetër një njeri, për fat të keq në atë rast…, unë nuk dëshiroj ta perifrazoj si amator në politikë, por në atë moment shumë të rëndësishëm ka treguar një amatorizëm të theksuar politik.
A ka zyrtarë në Këshillin e Ministrave që kanë të shkuar të lidhur me Sigurimin?
Unë nuk mund të precizoj ndonjë institucion, sepse së bashku me aksesin që ti ke në një detyrë të caktuar për të marrë informacion, duhet të kesh edhe përgjegjësinë për të administruar informacionin. Unë nuk abuzoj me njohjet e mia në një fushë të caktuar. Unë administroj në mënyrë korrekte. Në rrethin e politikës ka njerëz që kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtetit.
Një prej emrave që firmosët ishte Flamur Noka. Si e keni njohur?
Natyrisht që e kam njohur si të gjithë kolegët atje. Fakti që bëra dekretimin, është i mjaftueshëm akti presidencial për të mos u futur në analiza të profilit politik apo të karakterit. Mjafton me kaq.
Mark Marku është shprehur se askush nuk është në vendin e vet. Ka të drejtë ai?
Në këndvështrimin tim, po. Pavarësisht që komenti i tij vjen disi me vonesë, po ti kthehemi shprehjes më mirë vonë se kurrë, është një kontribut për nevojën e ristabilizimit të një filozofie politike ku gjithçka shkon në funksion të meritës. Unë nuk dua të bëj perifrazime të tij, unë i përgjigjem në mënyrë pohuese, ka një të drejtë të dukshme në atë çka shprehur. Ne nuk duhet ta diskutojmë që askush nuk ishte në vendin e vet. Ka një rregull që pavarësisht se çfarë pozicioni mban në qeveri, konsiderohet si karrige politike. E mira e të mirave është që për disa pozicione specifike, si ministri i Financave, duhet të jetë nga fusha e financës, sepse do të jesh para vendimmarrjeve të rëndësishme.
Çfarë mendoni për SHISH?
Është institucioni që mund të marrë notat më të mira sa i përket vlerësimit. Ka ditur ti shkëputet politikës, ka qenë nën një monitorim dhe asistencë të partnerëve. Kjo është arsyeja që është më i kualifikuari, sepse ka pasur tendencë për të ndërhyrë te ky institucion edhe ndërmjet ndryshimeve të ligjeve, por ka pasur edhe presione pozitive nga ekspertët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që në këtë institucion nuk mund të hyhet me intensione politike. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe ka rregulla të qarta, asgjë nuk mund të bëhet pa u konsultuar me standardet bazale të NATO-s.
Do të ndryshojë emri i drejtuesit?
Njerëzit nuk janë të përjetshëm në detyrë. Përderisa edhe Presidenti ikën pas 5 viteve, ne nuk diskutojmë në funksion të emrit, por në funksion të profilit institucional. Përderisa thashë që ka qenë një nga më të mirët, lidhet edhe me emrin e drejtuesit të institucionit.
Sa ka ndryshuar Berisha para dhe pas 2005-s?
Zoti Berisha është sot një politikan me një stazh të gjatë në politikë, i provuar në mjaft sfida të politikës, dhe unë kam një parim që nuk zhbëj kohën që kam konsumuar vetë. Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur. Të bashkëpunosh në politikë, kurrsesi nuk do të thotë që ta konsiderosh veten vartës, jo bashkëpunëtor të sfidave të rëndësishme politike. Respektohet për stazhin e tij politik dhe një personazh që lidhet me momente historike të tranzicionit të Shqipërisë.
Si e njihni Edi Ramën?
Është një individ që edhe ai ka kontributin e vet, sot është kryetar i opozitës. Ka më pak eksperiencë të karakterit të drejtimit, sepse ai mund të ketë qenë që nga momentet e para në jetën aktive politike, por gjithsesi është kryetar i një formacioni politik tradicional të kohëve moderne në Shqipëri. Ajo që nuk kam kuptuar dhe vazhdoj të mos e kuptoj, është qëndrimi i tij jashtë jetës parlamentare. Nuk mund të arrij të kuptoj si mund të zhvillohet politika jashtë Parlamentit. Politika bëhet jashtë Parlamentit, por kur është mundësia të drejtosh një formacion politik me numra të konsiderueshëm në Parlament unë këtë nuk kam arritur ta kuptoj. Është një çështje që ka të bëjë me zotin Rama, por e shoh si një defekt të rëndësishëm për të.
Zoti Meta?
Është një politikan me intuitë dhe kam nota vlerësuese si politikan.
Zonja Topalli?
Me zonjën Topalli kemi qenë kolegë në një formacion politik dhe jemi ndarë në çështje shumë të rëndësishme parimore të jetës institucionale. Ajo ka mbajtur profilin e vet politik, natyrshëm që do ta mbajë, sepse është në Parlament. Ndërsa unë i jam përkushtuar ndjeshëm formatit institucional dhe përderisa vjen nga një formacion pol

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›