E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: OKB-ja, sanksione të ashpra ndaj Iranit



SHBA-ja ka ashpërsuar gjuhën diplomatike me shtetin islamik të Iranit, i cili akuzohet që po zhvillon një aktivitet bërthamor kundër rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare.
Hillari Klinton është shprehur në mënyrë direkte se Iranit do të përballet me sanksione shumë të rënda. Sekretarja amerikane e shtetit pohoi se këto sanksione do të vendosën nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ambasadori i Meksikës në OKB, Claude Heller, u shpreh se ditën e mërkurë do të mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe aty do të votohet paketa e sanksioneve ndaj ndaj Iranit. Në këtë votim pritet që të marrin pjesë përfaqësuesit e 15 shteteve. Turqia, Brazili dhe Libani pritet që të mos e përkrahin këtë iniciativë të Këshillit të Sigurimit. Votimi është përcaktuar për ditën e mërkurë.
"Këto do të jenë sanksionet më të rënda me të cilat është përballur Irani. Gjithashtu mund të them se jemi të inkurajuar nga mbështetja ndërkombëtare që kemi gjetur për këtë iniciativë."- u shpreh sekretarja amerikane e shtetit.
Ky draft rezolutë që pritet që të votohet ditën e sotme është rezultati i bisedimeve të kryera muajt e fundit nga SHBA-ja, Kina, Franca, Rusia, Britania dhe Gjermania. Katër shtetet perëndimore patën kërkuar gjatë bisedimeve dorë më të hekurt ndaj shtetit të Iranit, por Rusia dhe Kina kërkuan që të ketë më shumë dialog mes 6 superfuqive botërore dhe shtetit islamik të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›