E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: SHBA, e hapur për marrëveshje me Hakanin

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton, ka deklaruar se SHBA-ja mbetet e hapur për çdo marrëveshje të mundshme për paqe me Afganistanin.
 

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, Klinton ka theksuar se nuk përjashtohet gjithashtu edhe një marrëveshje me rrjetin Hakani, rrjet që zyrtarët amerikanë e fajësojnë për dhunën në Afganistan.

E pyetur nëse beson se rrjeti Hakan mund të arrijë marrëveshje me qeverinë e Afganistanit, Klinton theksoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do t`ia mbyllin derën dhe do të bëjnë përpjekje për të përcaktuar një rrugëzgjidhje”.

Zyrtarët amerikanë fajësojnë grupin për sulmet e muajit të kaluar në ambasadën amerikane në Kabul dhe një sulm me bombë që plagosi dhjetra ushtarë amerikan.

Por, Departamenti i Shtetit deri më tani është përmbajtur nga përcaktimi zyrtar i rrjetit Hakani, i cili sipas zyrtarëve amerikanë ka bazën në perëndim të Pakistanit, si një organizatë terroriste.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›