E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha, të premten shkon në Bashki

17-07-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Lulzim Basha do të marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës, më 22 korrik. Sekretari i këshillit bashkiak Vladimir Gjonaj, i cili ka kompetencat për thirrjen e mbledhjes së parë të këshillit, deklaron se të premten më 22 korrik, do të bëhet ceremonia e konstituimit.


Ai deklaron se vendimi për këshillin bashkiak të Tiranës, i cili ka mbërritur më 15 korrik rreth orës 16:00 dhe për shkak të pushimit të javës, paraditen e së hënës, do njoftojë partitë politike për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.  “Nesër në mëngjes do të marr materialet që kanë ardhur nga KQZ-ja, bashkë me vendimin përkatës dhe do të procedoj me thërritjen e mbledhjes sa më parë të jetë e mundur. Duhet respektuar afati i lajmërimit 5 ditë përpara të këshilltarëve. Është e përcaktuar me ligj. Nuk mund të zhvillohet mbledhja pa i njoftuar këshilltarët 5 ditë përpara. Shpresojmë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte”- u shpreh Gjonaj.


Anëtari demokrat i këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti sqaron se ditën e premte të këshillit do të betohet kryetari i ri i bashkisë Lulzim Basha si dhe do të zgjidhet kryetari, nënkryetarët dhe sekretari i këshillit bashkiak. “Pas mbaron kjo procedurë kur këshilltarët bëjnë betimin, atëherë pas tyre, kryetari i ri i bashkisë së Tiranës z.Basha, është i ftuar të bëjë betimin dhe të mbajë fjalën e rastit para këshilltarëve të Tiranës. Më pas procedura do të vazhdojë me elementë të tjerë siç janë zgjedhja e kryetarit të ri të këshillit bashkiak, të nënkryetarit të ri si dhe sekretarit të këshillit”- u shpreh Kosovrasti. Më 15 korrik Kolegji Zgjedhor miratoi listën e këshilltarëve të bashkisë së Tiranës, ku 28 mandate i takojnë koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” dhe 27 të tjerë koalicionit të majtë, “Aleanca për të Ardhmen”.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›