“Lumo Skëndo”,një çmim për veprën e Kadaresë
“Lumo Skëndo” shkon për Ismail Kadarenë. Çmimi i bibliofilisë, i iniciuar nga Ministria e Kulturës një vit më parë, dje në Ditën Botërore të Librit i është dhuruar shtëpisë botuese “Onufri”, për veprën e parë dhe të dytë të shkrimtarit të njohur.
ANILA MEMA
Në një ceremoni të veçantë, ministri Ylli Pango i ka dhuruar drejtuesit të kësaj shtëpie botuese, Bujar Hudhrit, diplomën e çmimit. “Nuk e prisja këtë çmim, pasi mendoja se ne thjeshtë bënim detyrën me botimin e veprave. Por ky çmim ka ardhur bashkë me disa koincidenca domethënëse, para dy-tri ditësh kam hedhur në treg një vepër të Lumo Skëndos dhe sikur ta dija që një ditë do të vlerësohej me çmim. Vitin e kaluar nisa botimin e kolanës së veprës së plotë të shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe, aktualisht kemi në duar botimin e pestë dhe të gjashtë ‘Dimri i vetmisë së madhe’ dhe ‘Koncert në fund të dimrit’, por kurrë nuk e mendoja se do të merrja një çmim të tillë”, thotë Hudhri, gjatë marrjes së çmimit.
* * *
Për këtë çmim në konkurrim kanë marrë pjesë katër shtëpi botuese “Onufri”, “Ideart”, “Ombra GVG” si dhe “Toena”. Ndërkaq juria e përbërë nga figura të njohura të fushës, si Aurel Plasari, studiuesi Nasho Jorgaqi, Uran Butka, përfaqësues i shoqatës “Lumo Skëndo”, si dhe drejtori i Artit dhe Letrave në MTKRS, Fatjon Dragoshi. Çmimi bibliofilik “Lumo Skëndo”, është një çmim i përvitshëm tashmë dhe në të vlerësohen botimet e realizuara me përkujdesje të veçantë dhe cilësi, që i bën ato të bartin vlera të mirëfillta bibliofilike.Në Shqipëri një traditë e tillë nuk ka ekzistuar, ndaj kremtimi i kësaj dite dhe akordimi nga ana e MTKRS dhe Bibliotekës Kombëtare i çmimit për librin më të mirë të vitit, është një tregues i drejtpërdrejtë i përkujdesit të institucioneve shtetërore në fushën e librit.
* * *
Po dje në Ditën Botërore të Librit, e bija e profesorit të njohur, Eqerem Çabej, Brikena, i ka dhuruar drejtorit të Bibliotekës Kombëtare një dorëshkrim të të atit. Është një dorëshkrim i vitit 1957, në të cilin Çabej tregon për bibliotekën dhe dorëshkrimet e Norbert Jaklin. Këtë dorëshkrim të shkruara me një shkrim të madh dhe të qartë nga gjuhëtari shqiptar, Brikena Çabej ia dhuron Bibliotekës Kombëtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. Tekstin e plotë të kësaj letre gazeta po e boton sot të plotë. Ndërkohë ky vit në Shqipëri është shpallur “Viti i Eqerem Çabejt”. “Një libër, një trëndafil” është logoja nën të cilën janë kremtuar aktivitete të ndryshme dje në Tiranë. Paradite në ambientet e Fakultetit të Histori-Filologjisë, nga ambasada spanjolle është bërë ekspozimi i shumë librave nga shtëpi të ndryshme botuese, të ofruara për shitje me 30% ulje. Gjithashtu janë ndarë edhe disa çmime të veçanta për tregimin, çmime me të cilat u vlerësuan Agim Baçi dhe Themistikli Todhe. Por gjithashtu janë promovuar edhe ato libra, të cilët u përkasin edhe programeve mësimore. 23 prilli, Dita Ndërkombëtare e Librit, në Spanjë kremtohet një traditë e dyfishtë: përkujtimi i përvjetorit të vdekjes të Miguel de Cervantes dhe dita e San Jordit, një ditë shumë popullore, në të cilën tradicionalisht promovohet shkëmbimi i librave dhe trëndafilave. Gjithashtu, në këtë datë kaq simbolike për letërsinë universale, që nga viti 1930, realizohet në Spanjë një lexim publik dhe i vazhduar i kryeveprës së Miguel De Cervantes, “Don Kishoti i Mançës”, nga personalitete të rëndësishme të botës së kulturës, politikës, ekonomisë si dhe qytetarë të thjeshtë. Më pas dita ka vazhduar me një takim të studentëve me shkrimtarin Fatos Kongoli, i cili kohët e fundit ka realizuar një udhëtim në tokën e aventurave të Don Kishotit, dhe do të finalizohet me një lexim publik dhe kolektiv të dy kapitujve të parë të veprës së Servantesit, nga personalitete të jetës politike, kulturore dhe akademike të Tiranës. Ndërkohë një vit më parë, i njëjti çmim “Lumo Skëndo” (Mit’hat Frahsëri) është marrë nga shtëpia botuese “55” me librin “Historia e Shqipërisë”, i autorit Kastriot Dervishi. Ky çmim ka përkuar edhe me 85-vjetorin e themelimit të librarisë së parë “Lumo Skëndo”, të drejtuar nga Mit’hat Frashëri.
Deklaratë
Pas vrasjes së profesor Norbert Joklit, atij nga fillimi i verës 1914 - sadoqë lajmi i vrasjes së tij gjer sot nuk është vërtetuar zyrtarisht, Carlo Tagliavini, profesor i gjuhësisë në Universitetin e Padovas në Itali, më tha mua të nënshkruarit në verën e atij viti në Romë, se Prof. Jokli, disa muaj para se të zhdukej, i kishte thënë atij në Vjenë, që gjithë pasurinë e tij e pasurinë shkencore (me dorëshkrime, bibliotekë etj.) me akt zyrtar ia kishte falur popullit shqiptar. Unë di se në bibliotekën e tij ai ka pasur dhe një dorëshkrim të daktilografuar të baron Nopças përmbi Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ndër dorëshkrimet e prof. Joklit ka qenë dhe forma e parë e Fjalorit Etimologjik, si gjuha shqipe.
Duke u kthyer unë në verën e 1944-s në atdhe, në Vjenë u takova me Kolë Rotën. Ky më kumtoi se biblioteka e prof. Joklit, bashkë me dorëshkrimet e tij aso kohe gjindej në një dhomë të mbyllur në Bibliotekën Nacionale të Vjenës.
Tiranë 20 mars 1957 Dr. Eqerem Çabej
23 prilli
Në të pesë kontinentet, festohet Dita Botërore e Librit. Kjo ditë është caktuar nga UNESCO në nderim të shkrimtarit të shquar anglez, Shekspir, pasi më 23 prill ai ka ditën e lindjes. Që nga viti 2002 edhe Shqipëria, fillimisht me nismën e Bibliotekës sonë Kombëtare dhe e pasuar nga institucionet e tjera kulturore e arsimore të vendit etj., i është bashkëngjitur dhjetëra vendeve të tjera të botës për festimin e kësaj dite të shënuar të dijes, e cila është pjesë e kalendarit kulturor botëror. Në Spanjë, të frymëzuar nga tradita e bukur katalane, është jetësuar nisma speciale me sloganin “Dhuro një libër, dhuro një trëndafil”. Në Norvegji “Duke lexuar në librari”, në Francë “Duke lexuar nëpër rrugë”, në Afrikë “Për leximin publik”, ku vullnetarët e rinj u lexojnë libra të sëmurëve, të moshuarve, të verbërve në shtëpitë e tyre etj.
Topi takim me shkrimtarët
Po dje, Presidenti Bamir Topi ka pritur në zyrën e tij mjaft shkrimtarë, akademikë e botues të njohur shqiptarë, me të cilët ka biseduar gjatë. Në këtë takim presidenti ka shprehur kënaqësinë e tij për të ndarë me të pranishmit disa mendime lidhur me libri “Në këto momente kyçe, kur e gjithë shoqëria shqiptare po hedh hapa të rëndësishëm në rrugën e saj të integrimit euroatlantik”, - vuri në dukje Presidenti Topi, - “ndërmarrja e iniciativave të reja dhe konkrete për zhvillimin e industrisë dhe konsolidimin e kulturës së librit përmes normave ligjore, por edhe organizimit të konferencave, stendave të librit, panaireve kombëtare e ndërkombëtare etj., paraqitet si një domosdoshmëri, edhe për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri”. Për nisma dhe iniciativa të këtij lloji, të cilat do të ndihmojnë që libri të marrë peshën dhe vendin që i takon, Kryetari i Shtetit shprehu vullnetin dhe angazhimin e tij të plotë.