Patozi: Shkarkimi i Pangos, standart i qeverisë

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi akuzoi në parlament opozitën se po shfrytëzon ngjarjen me ish ministrin Pango për të përfituar. Duke iu referuar skandalit të ministrit Pango, Patozi tha se qeveria e tregoi moralin e saj dhe standardin, përmes reagimit dhe reflektimit të menjëhershëm. Ai akuzoi opozitën si bashkëudhetare të skandaleve të ngjashme, edhe me përmasa më të rënda. "Ju keni kryetarin që qarkullon prej vitesh i zhveshur, por askush s'ka folur për historitë e tij të perversitetit. Ju keni heshtur, sepse bashkëjetoni me skandalin", deklaroi Patozi.