E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kundër Serbisë,mbështet Kosovën

Inercioni garanton që marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Amerikës do të jenë mjaft të tensionuara dhe të komplikuara, jo vetëm sa i përket çështjes së Kosovës, gjë që nuk do të ndryshojë si prioritet i administratës aktuale amerikane, thotë Obrad Kesiç bashkëpunëtor i firmës konsulente "TSM Glkobal Consultants". "Kjo do të thotë se prioritet i Uashingtonit do të jetë forcimi pocizicionit të Kosovës së pavarur, të përfitojë sa më shumë njohje të pavarësisë dhe eventualisht të çojë deri në njëfarë normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe shtetit të ri të pavarur të Kosovës", tha për "Zërin e Amerikës analisti serbo-amerikan Kesiç. Sipas tij, Uashingtoni insiston që Ballkani Perëndimor në tërësi të hyjë në Bashkimin Evropian dhe që Unioni duhet të jetë shumë më i pranueshëm për rajonin sesa që ka qenë rasti deri më tash, thotë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›