E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton nis turneun në Lindjen e Mesme

Administrata e re flet për angazhim në ndërtimin e një shteti palestinez
Hillari Klinton takohet me udhëheqësit kryesorë izraelitë, në kuadër të misionit të saj të parë në Lindjen e Mesme, si Sekretare Shteti e administratës së Presidentit Obama. Në program janë takimet me presidentin e Izraelit, Shimon Peres dhe bisedimet e veçuara me ministren e jashtme, Tzipi Livni dhe Binyamin Netanyahun, që është caktuar për krijimin e qeverisë së re izraelite. Zonja Klinton pritet të shkojë të mërkurën në Bregun Perëndimor për bisedime me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.
Sekretarja Klinton ka këmbëngulur se administrata e re amerikane është e angazhuar për ndërtimin e një shteti palestinez. Por ajo ka mbërritur në një pejsazh që një diplomat perëndimor e përshkroi si të trishtë. Vetë palestinezët janë thellësisht të përçarë, ndërsa Izraeli duket se po përgatitet për një qeveri të dobët djathtiste, armiqsore ndaj një shteti palestinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›