E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja,do nisë zbatimin e 6-pikëshit

Organizata e Kombeve të Bashkuara së shpejti do të nisë punën për zbatimin e planit 6-pikësh. Diskutimet për këtë çështje do të përfshijnë UNMIK-un, EULEX-in, ICO-n, KFOR-in, OSBE-në dhe qeveritë në Prishtinë dhe Beograd. Në një letër kërkesë të Zyrës qëndrore të OKB-së në New York, shkruhet agjenda e zyrtarit të lartë politik, udhëheqës i Deskut të Kosovës, Marco Bianchini, në Prishtinë dhe në Beograd gjatë 4 ditëve. Në letrën konfidenciale thuhet se temë diskutimi do të jetë zbatimi i planit 6-pikësh, rikonfigurimi i UNMIK-ut dhe roli i tij në raport me aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Dokumenti hedh poshtë pohimet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës se plani 6-pikësh tashmë ka "vdekur"

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›