Kryendeshja në ‘Karagaç’

Xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës në hendboll do të sjellë derbin ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Besës dhe kampionit aktual, Prishtinës. Hendbollistët pejanë, para shikuesve të tyre, synojnë ta fitojnë këtë takim për t’iu afruar kreut të tabelës. Bardh e kaltrit gjenden në vendin e dytë me 29 pikë të tubuara, 7 më shumë sesa Besa që zë vendin e tretë, por me një lojë më pak të zhvilluar.
Pretendenti tjetër për titullin e kampionit, Kastrioti, të dielën do të jetë mysafir i Trepçës, që këtë sezon nuk ka treguar formë të mirë. Lideri i Superligës në këtë përballje synon fitore për ta mbajtur edhe më tej kreun e tabelës. Ndërsa Vëllaznimi e Kosova (V) pritet të kenë punë të lehtë përballë Rahovecit, përkatësisht Drenicës.
Superliga – Xhiroja e 18-të
E shtunë
Vëllaznimi – Rahoveci 17:00
Kosova – Drenica 18:00
Besa F. – Prishtina 19:00
E diel
Trepça – Kastrioti 18:00