E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodian Duro: Me Hungarinë do thyejmë tabunë e golit

 

Për fantazistin e Omonia Nicosia-s, Klodian Duro, Shqipëria ndodhet përpara një takimi vendimtar. "Kemi një detyrë tepër të vështirë. Të mposhtësh Hungarinë nuk është e pamundur. Fitorja do të na jepte një renditje komode. Ajo është e vetmja skuadër që na ka mundur, ndaj ne do të përpiqemi vetëm për tri pikët", tha Duro. Në planin personal mesfushori elbasanas deklaroi se është në 100% të formës. Ndryshe nga ndeshja e zhvilluar në Budapest, kur jo vetëm Duro, por edhe shumë lojtarë të tjerë ishin jashtë forme, kësaj herë situata në kampin kuqezi duket se ka ndryshuar për mirë. "I gjithë ekipi ka marrë formë të plotë. Dua të jap maksimumin. Na duhet fitorja, qoftë edhe me një gol të vetëm", u shpreh Duro. Sipas tij, Shqipërisë i duhet një kthesë shumë e fortë për të harruar sa më parë zhgënjimin me Maltën. I pyetur për golat e mangët të kuqezinjve, mesfushori u shpreh se "është e vërtetë që kemi humbur shumë raste në ndeshjet e mëparshme, por tabuja e golit do të thyhet ndaj Hungarisë. Prodhojmë lojë, por jo gola. Kësaj here do të jetë ndryshe. Do të përpiqemi të gjithë të bëjmë më të mirën. Unë besoj se do t'ia dalim", vijoi deklaratën e tij elbasanasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›