E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodian Duro: Nuk do ta kemi te lehte

Nga Arben Shemili
Sot ne stadimuin kombetar "Qemal Stafa" do te zhvillohet takimi eliminator midis Shqiperise dhe Bjellorusise. Keto dite te grumbullimit, kemi paraqitur intervista me disa nga lojtaret me te mire te saj. Sot kemi zgjedhur te intervistojme lojtarin me te mire te kampionatit shqiptar, dhe nje nga lojtaret me me eksperience ne kombetare, Klodian Duron. Ja si shprehet mesfushori kuqezi - Jemi mesuar t'ju shohim ne role te ndryshme ne fushen e lojes. Cili do te jete roli juaj ne takimin e radhes? Une mendoj qe c'do futbollist i kombtares duhet te jete i disponueshem, per c'do rrol dhe ne rast nevoje edhe te sakrifikoje per ekipin. Trajneri ne disa raste per arsye taktike me ka pozicionuar ne disa role. Une kam qene gjithmone i gatshem, kam luajtur ne krah te majte, ne qender, ne te djathe, biles ne nje ndeshje me ka qelluar te bej dhe mbrojtesin. Tani them se jam stabilizuar ne krahun e majte te mesfushes, dhe ndjehem mire. - Ne kombtare jane afruar lojtare te rinj. Ju si nje nga lojtaret me pervoje, cfare ndihme u jepni atyre? Lojtaret e rinj duhet te nderthuren me lojtaret qe kane eksperience ne kombtare. Une nga ana ime jam perpjekur te bashkepunoj profesionalisht me to. Ata kane shume per te dhene per ekipin kombtar. Natyrisht qe i duhet lene kohe qe te ambjentohen dhe te japin me te miren e tyre ne c'do ndeshje. Ata po tregojne stabilitet dhe vazhdimsi. - Do te jete e veshtire arritja e fitores me Bjellorusine? Une mendoj qe nuk do te jete e lehte. Duhet ta marrim seriozisht dhe te japim maksimumin. Per ne fitorja eshte si te thuash, nje detyrim. Do te perpiqemi te gjithe sebashku qe ta fitojme kete ndeshje, si per te arritur objektivin tone ashtu edhe per te kenaqur tifozet shqiptar. Shpresoj qe ata do te na mbeshtesin fuqishem. - Eshte bere zakon tashme, qe te shenoni si ne ndeshjet e kontrollit, ashtu edhe ato zyrtare. Keshtu ndodhi dhe ne ndeshjen me Bullgarine. A do te shenoni perseri? Per mua e rendesishme eshte fitorja. Pastaj deshira e c'do futbollisti natyrisht qe eshte dhe shenimi i golit. Shpresoj qe edhe kete ndeshje te shenoj. -Te merkuren do te luani ndeshjen e fundit, e cila mbyll kete edicion eliminatoresh… Per mendimin tim, Rumania eshte e kualifikuar, ne nje fare menyre edhe ne kemi meriten tone ne kualifikimin e tyre. Atehere i takon atyre tani te na bejne nje pritje sa me te mire…(qesh). Do te ishte nje mbyllje e bukur sikur ne te fitonim dhe ne Rumani, per ta kurorezuar me sukses kete edicion. Kjo do te ishte "qershia mbi torte" per tifozet shqiptare. "Sporti shqiptar"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›