E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb: “Van Persi më tha: ‘Tifozët shqiptarë janë të çmendur’”

Dash Frasheri
Mesfushori i Arsenalit, Aleksandër Hleb, është edhe lojtari më i frikshëm i Bjellorusisë, kundërshtarit tonë së ditës së shtunë. Hleb është "Futbollisti i vitit" 2002, 2004, 2005 dhe 2006 në Bjellorusi dhe lojtari i parë bjellorus që ka luajtur në Ligën e Kampioneve. 26-vjecari ka dashur të evitojë kontaktet me mediat, por i gjendur në rrethimin e gazetarëve në ambientet e hotel "Rogner Europapark", ish-futbollisti i Shtutgardit dha opinionin e tij për ndeshjen me Shqipërinë, por gjatë intervistës së tij të lënë në mes u ndje i fyer edhe nga ndonjë reagim i kameramanëve. Gjithsesi, lojtari më i shtrenjtë i Bjellorusisë (11.500.000 euro) pranoi të fliste për Albania-sport.com. Hleb, për herë të dytë në një ndeshje kundër Shqipërisë. Si e prisni këtë takim? Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë. Shqipëria luan në shtëpinë e saj dhe pa dyshim do të kërkojë të fitojë, pavarësisht se asnjë nga skuadrat nuk do të kualifikohet. Në ndeshjen e parë midis dy skuadrave rezultati ishte i barabartë 2-2, ndërkohë që edhe nga kompanitë e basteve Shqipëria konsiderohet favorite. Ju frikëson ky fakt? Jo. Futbolli luhet në fushë dhe aty fiton më i miri. Shqipëria është natyrshëm e favorizuar, do të ishte më mirë për ne të luanim pa tifozë në stadium. Van Persi (holandezi i Arsenalit) më tha se në Shqipëri tifozët janë të cmendur dhe lojtarët bëhen të rrezikshëm nën thirrjet e tyre. Atmosfera bëhet shumë e rëndë për ekipet që luajnë kundër Shqipërisë në vendin e saj. Për Shqipërinë kjo është ndeshje e rëndësishme, të gjithë kërkojnë fitoren. Po për skuadrën tuaj, cili do të ishte objektivi më i pranueshëm? Barazimi do të ishte i kënaqshëm për ne. Do të largoheshim te qetë nga Shqipëria. Ne jemi ekip i ri, por do të luajmë me kënaqësi për fansat tanë që do ta ndjekin nga televizori. Pas katër ditësh Shqipëria luan kundër Rumanisë dhe Bjellorusia kundër Holandës në Minsk, dy ekipe thuajse të kualifikuara? Nuk mund të flas për rezultate. Unë shpresoj të bëjmë lojë të mirë, pasi luajmë për kombin tonë. Së fundi, një pyetje për Arsenalin. A do ta fitoni kampionatin anglez? Shumica janë lojtarë të rinj, por këtë pyetje përgjigjen mund ta marrësh nga trajneri (Venger). Fabregas ka thënë se skuadra po luan më mirë pa Tieri Henrinë. Ju si mendoni? Ashtu si Sesk. Faleminderit. Tirane: 16.11.2007

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›