Trajneri i Bjellorusisë, Shtange, një ish-spiun i STAS-it kundër Shqipërisë

Dash Frashëri
INTERVISTË EKSKLUZIVE - Gjermani Bernd Shtange është trajneri i dytë i Bjellorusisë gjatë fushatës kualifikuese, duke zëvendësuar Juri Puntus, ndaj të cilit Shqipëria arriti të barazojë në Minsk (2-2), në ndeshjen hapëse të eliminatoreve. 59-vjecari Shtange, dikur një ish-futbollist i skuadrave të ish-Gjermanisë Lindore, së fundi luajti me Lajpcigun, me të cilin edhe vari "këpucët në gozhdë" në vitin 1970. Shtange ka një eksperiencë të gjatë si trajner me Karl Zeis Jenën (kampion në vitet 1972 dhe 1975) si dhe ka drejtuar për gjashtë vjet Kombëtaren e Gjermanisë Lindore, 1982-1988. Dukë rrëmuar për biografinë e tij, na doli përpara një fakt befasues: Shtange ka qenë një "Inoffizieller Mitarbeiter" (një bashkëpunëtor jozyrtar) i policisë së Gjermanisë Lindore me kodin "IM Kurt Wenger" (burimi Wikipedia.org). Detyrat e tij përfshinin informimin e STAS-it, sigurimit të fshehtë, me opinionet e lojtarëve rreth qeverisë gjermano-lindore të asaj kohe dhe të gjithckaje tjetër që kishte të bënte me thyerjen e ligjit dhe kontaktet me Gjermaninë Perëndimore. Ai u shkarkua nga detyra e trajnerit të Lajpcigut, pasi në shtyp u publikuan këto fakte. Ish-trajneri i Omanit, i cili mori detyrën e teknikut të Bjellorusisë më 30 korrik 2007, u shpreh i gatshëm për të folur për Albania-sport.com gjatë mbërritjes së skuadrës përfaqësuese të Bjellorusisë në mjediset e hotel "Rogner Europapark", ku dhe u akomodua ajo. Zoti Shtange, një mendim për ndeshjen kundër Shqipërisë. E konsideroj një ndeshje interesante për të dyja ekipet, nisur edhe nga fakti se të dyja skuadrat nuk kanë shanse për t'u kualifikuar në finalet e europianit, pres një ndeshje të hapur. Sa e vështirë paraqitet ajo për ju? Cdo ndeshje ndërkombëtare është e vështirë. Do të ishte shumë mirë për shikuesit që të dyja ekipet të tregonin një futboll të mirë. Gjithsesi, jam i vetëdijshëm se pres presion nga ana e ekipit tuaj. Kjo është e natyrshme nga ana e ekipeve vendase. Ju do të luftoni për të zënë një vend sa më të mirë për shortin e Botërorit të ardhshëm, ndërsa ne për të bërë një paraqitje të mirë. Ndeshja e parë kundër Shqipërisë në Minsk përfundoi 2-2. Po, dhe më erdhi keq, pasi skuadra juaj barazoi në fund të ndeshjes. E kam parë videon e atij takimi disa herë përpara se të nisja përgatitjet për ndeshjen kundër Shqipërisë. Por që nga ajo ndeshje ka kaluar një kohë e gjatë dhe gjërat kanë ndryshuar. Si e vlerësoni ekipin e Shqipërisë? Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë dhe që ka arritur rezultate të rëndësishme, pavarësisht se ajo, si dhe ne, nuk do të kualifikohet në Europian. Shqipëria është treguar shumë e fortë me skuadrat e mëdha si Holanda, Rumania, Bullgaria, por edhe ndaj Bjellorusisë apo Sllovenisë. Unë kam parë listën e lojtarëve tuaj dhe shumica e tyre luajnë në kampionate të huaja. Në ekipin tim janë pak lojtarë që luajnë jashtë dhe vetëm Hleb luan në Angli, ndërsa pjesa tjetër në Rusi dhe Ukrainë.
Në shtypin e vendit tuaj, por dhe atë ndërkombëtar, jeni shprehur se do të vazhdoni të eksperimentoni edhe në ndeshjen kundër Shqipërisë?
Është gjëja më e mirë që do të bëja për skuadrën time. Të gjithë lojtarët e mi kanë nevojë për eksperiencë ndërkombëtare dhe ndeshja ndaj Shqipërisë është një rast i tillë. Gjatë pesë takimeve të fundit kam eksperimentuar jo pak me lojtarët e formacionit të parë, ku kam përdorur gati 23 lojtarë të ndryshëm.
Cfarë rezultati parashikoni ju nga ndeshja me Shqipërinë, midis barazimit, humbjes apo fitores?
Gjatë gjithë jetës sime si trajner e kam udhëzuar skuadrën time që të hyjë në fushë për të mos humbur. Është e natyrshme që unë do ta udhëzoj skuadrën për ta fituar takimin. Besoj se do të jemi shumë të fortë për Shqipërinë, edhe pse do të luajmë me shumë lojtarë të rinj. Në mesfushë dhe në sulm kemi disa futbollistë të mirë.
Zoti Shtange, ju jeni gjerman. A i njihni lojtarët shqiptarë që luajnë në Gjermani (Lala, Skela, Kapllani)?
Pa dyshim që i njoh mirë të tre. Vlerësoj shumë faktin që edhe kapiteni i skuadrës shqiptare (Lala) është një lojtar që luan në Gjermani (me Hanover 96).
Humbja e Bjellorusisë me Luksemburgun në Minsk ishte një surprizë e madhe për gjithë Europën.
Po, është e vërtetë, por dua të theksoj se dhe në atë ndeshje hodha në fushë shumë lojtarë të rinj. Dhe kur provon shumë, pa dyshim që do të përjetosh edhe surpriza.
Foto: Trajneri i Bjellorusise, Bernd Shtange duke folur per Albania-sport.com