Anti-Bjellorusia. Bariç: “Surpriza quhet Rustemi”

Mbetet gjithmonë njeriu me 1000 mendje. Befasues. Edhe atëherë kur të gjithë i besojnë 100 për qind. Dyshues edhe te vetja. Të enjten në mbrëmje, Baric rreshton Vangjelin në mbrojtjen treshe, por dyshon dhe të premten në mesditë vendos për alternativë tjetër, Rustemin.
FORMACIONI – "Jam i bindur se skuadra do të japë gjithcka, ashtu si në ndeshjet me Holandën, Slloveninë e Bullgarinë. Objektivi i skuadrës është fitorja", - tha Baric, i cili nisi zyrtarisht fushatën kualifikuese si trajneri i 18-të i Shqipërisë me një barazim të cmuar në Minsk ndaj kundërshtarit të sotëm, Bjellorusisë ((2-2).
Baric konstatoi se në një ndeshje kontrolluese (kundër Shqipërisë U-19) mbrojtësi Vangjeli nuk dha gjithcka dhe, titullari që arriti të bllokojë holandezin Van Persi në ndeshjen e humbur fatalisht me Holandën ia lë vendin Rustemit, i cili nga ana e tij, me ndërhyrjen decizive të minutës së fundit në ndeshjen kundër Sllovenisë, i dha një pikë Shqipërisë. Baric nuk mendohet gjatë. Dhe ka një argument. Vangjeli me mosmbulimin e mirë të Berbatovit në ndeshjen me Bullgarinë lejoi barazimin e takimit, që e kombinuar edhe mosrealzimin e penalltisë nga ana e Skelës, i hoqi Shqipërisë nga statistikat fitoren e tretë.
Shqipëria do të luaj nga minuta e parë me këtë formacion: Beqaj, Dede, Curri, Rustemi, Dallku, Skela, Lala, Cana, Duro, Kapllani dhe Bogdani.
I PAKËNAQUR – "Skuadra nuk bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen kundër përfaqësueses së U-19, dhe për këtë bisedova në mënyë indivuale me cdo lojtar. Akoma nuk e kam të qartë se do të vendoset kundërshtari, por dua të theksoj se ne do të bëjmë një lojë sulmuese", - u ankua para gazetarëve trajneri Baric. "Haxhi nuk arriti të rikuperohej, por ai do të jetë kandidat për ndeshjen kundër Rumanisë në Bukuresht", - informoi Baric, që shtoi se i frikësohej edhe marrjes së kartonëve të verdhë, ku shtatë lojtarë kuqezinj rrezikojnë të mos luajnë në ndeshjen e fundit kualifikuese.
SULMI – "Unë llogaris se me pesë mesfushorë në mbeshtetje të tyre, jam bindur se Bogdani dhe Kapllani do të arrijnë të shënojnë. Është e vërtetë se Bogdani nuk ka shënuar gola me Livornon, por ka zhvilluar lojëra të mira me Kombëtaren", - argumentoi Baric rreshtimin nga minuta e parë e dy sulmuesve që ende nuk kanë gol me skuadrat e tyre. "Kapllani në ndryshim nga mungesa e golit te skuadra e tij te Kombëtarja ka shënaur në vazhdimësi". Baric përmendi edhe faktin se Bushi dhe Salihi do të kenë minutat e tyre në këtë takim.
4 pikë
I pyetur se sa pikë shpreson të marrë ai nga dy ndeshjet me Bjellorusinë dhe Rumaninë, Baric pohoi qartë: "Katër pikë", cka përkthehet se ndaj Bjellorusisë e konsideronte të sigurt fitoren dhe ndak Rumanisë do të merrte barazimin.