Lokaj, nipi Luan Krasniqit te Frajburgu i Rakllit

16 vjecari Ylli Lokaj nga fshati Prejlep i Vokshit, që ne pamje te parë i ngjason shumë të famëshmit Luan Krasniqi. Në të vertete është nipi i tij, djali i motres se tretë të Luanit Pr. Time Krasniqi dhe djali i ish- futbollistit të KF Decani dhe akoma lojtar aktiv me U 40 të SV Weil, Pr. Isa Lokaj.
Ylli edhe nga familja e vet ka figura te famshme te Historise Kombëtare. Sylejman dhe Asim Vokshi, rrjedhin nga familja Lokaj. Po ashtu, gjatë luftes së fundit në fshatin e tij Prejlep. Ne mes magjistrales Peje- Gjakovë. UCK- ja zhvilloi betejat me të përgjakëshme. Duke vrarë dhjetra police dhe paramilitare serbe. Ylli në moshen dy vjecare erdhi në Gjermani dhe familja e tij u vendos në qytetin Weil am Rhein, në kufirin gjermano- zviceran. Ai karrieren e tij e filloj në SV Weil. Me pas kaloj në Zvicer, në ekipet Concordia Basel, FC Basel dhe këtë vitë ne një turne scoutet e SC Freiburg e pelqyen dhe soll në radhet e veta për ekipin e U 17 të skuadres nga Breisgau qe garon ne Bundesliga . Ai arriti të shenoj golin e parë te tij për këtë skuader kunder ekipit te 1 FC Saarbrücken 1:0. Internati i SC Freiburg, njihet si një nder internatet me te mira në Gjermani. Nga këtu ka ardhur Sebastian Deisler, si dhe Jyrgen Gjasula qe për momentin luan në FC St. Gallen. I ati i tij, Isa shprehet se: „ Unë kam deshire që Ylli të vesh fanelen kuq e zi. Mirpo, duhet që kjo të shkoj në menyrë zyrtare permes FSHF- se. Sepse, njoh një rast. Lojtari i U 19 të Freiburgut, Endrit Maraj ( tash i huazuar tek FC Freiburg ) ka qenë në Shqiperi. I është dashur mixhes se tij të shkoj nga Kosova ta marrë në Hotel dhe ta dergoj në airoport. Pastaj, vetem kam shkuar dhe e kam marrë në Airoportin e Frankfurtit. „ Të shpresojmë që sulmuesi shtatëlarte ( 190 cm ) nga Vokshi, ta perfaqesojë denjesisht Altin Rrakllin në SC Freiburg, ai ekipin e ngjiti dy herë ne Bundesliga dhë la gjurmet e tij në Historine e kësaj skuadre. E pse jo mos ta kaloj edhe dajen e tij të famshem!