Klodiana Shala permbys gjithcka
Kampionati Europian i te rriturve ne Goteborg te Suedise, i cili faktikisht perfundon te dielen, nuk eshte mbyllur mire per kuqezinjte e "mbretereshes". Nese jemi krenuar dy here rresht me Klodiana Shalen, rekordet e te ciles, (52"82 ne 400 metra dhe 23"55 ne 200 metra), duhen pershendetur, per me teper qe ajo arriti te kaloje dhe ne gjysmefinale, nje gje e tille nuk ka ndodhur dje. Gjithcka per kuqezinjte ka nisur keq qe me Bitincken ne mesdite, per te vazhduar me pas me Shalen pasdite, e cila duket se ka qene nen mundesite e veta. E vendosur ne baterine e pare gjysmefinale, kur ka vrapuar ne korsine shtate, Shala duket se nuk ka mundur te clirohet nga emocionet e nje gare kaq te rendesishme per atletiken shqiptare. Shala e ka nisur me faull garen, cka ka marre dhe kartoni e verdhe nga gjyqtaret. Me pas, duke kerkuar t'i ruhet nje faulli te dyte, qe mund dhe ta skualifikonte nga gara, Shala nuk ka mundur te vrapoje nen ritmin e te tjerave. Ka dale e fundit ne baterine e saj, kurse koha e fiksuar 24"64 eshte per t'u harruar, sepse realisht nuk jane keto mundesite e Klodiana Shales, e cila dje i ka futur nje "shqelm" te gjitha atyre bukurive qe pati arritur ne keto dite Europiani. Megjithate, krahasuar me te tjeret, kur Bregu ishte deri diku mire, ndersa Bitincka thuajse inekzistent, Shala eshte paraqitur me mire se te gjithe. Me dy rekorde kombetare dhe nje kalim ne gjysmefinale ajo eshte e nderuar, sepse paraqitja e saj ishte dinjitoze ne kete Europian. Por duhet te kishte bere dicka me te mire ne gjysmefinale per te mos patur kete diference kaq te madhe ne rezultat, nga 23"55 ne 24"64 (!). Kjo kohe e djeshme, jo vetem qe e ka renditur te fundit ne baterine e saj, por dhe te gjashtembedhjeten pas dy baterive gjysmefinale. Gjithsesi, Shala duhet justifikuar dhe per demtimin qe ka ne gjurin e djathte, kur ka vrapuar tre here me gjunjez. Megjithate, koha e djeshme eshte vertet per t'u harruar.
Elton Bitincka, jashte mundesive te veta
Rekordmeni i Shqiperise ne 110 metra me pengesa, Elton Bitincka, qe prej kohesh stervitet ne Itali, dje ne Europianin e Goteborgut eshte paraqitur nen mundesite e veta. I vendosur ne baterine e trete, kur kane qene pese te tilla, kater me shtate atlete dhe nje me pese, Bitincka vertet ka qene nen mundesite e veta. Jo vetem sepse ka dale i fundit ne baterine e tij, porse dhe rezultati i arritur prej tij 14"32 ka qene shume larg rekordit kombetar. Qe do te thote 27 te qindat me shume se rekordi kombetar, te cilin Bitincka e pat arritur ne nje miting ne Itali. Ky ka qene rezultati i Bitinckes, i cili dje ka qene me shume se zhgenjyes. Madje, nder 34 konkurrente qe moren pjese ne raundin e pare te 110 metrave me pengesa, Elton Bitincka eshte renditur i 31 ti. Shkurt e sakte, pritej me shume prej tij, sepse i ka te tilla mundesi.