E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni e fillon me “këmbë të mbarë”

Kampionia e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e titullit. Është luajtur dje në stadiumin "Alianz Arena", ndeshja ndërmjet bavarezëve dhe Borusias së Dortmundit, e cila hapi kampionatin gjerman për sezonin 2006-2007. Djemtë e drejtuar nga trajneri Feliks Magat kanë fituar bindshëm kundrejt festvalëve me rezultatin 2-0. Nga një gol për cdo pjesë ju ka mjaftuar bavarezëve për të mbyllur gjithshka mirë në ndeshjen e parë të kampionatit. Loja filloi e vrullshme nga të dyja ekipet, por futbollistët vendas shikonin më shumë drejt sulmit.Nën një presion të lehtë, goli për bavarezët nuk do të vonojë dhe në minutën e 23-të është sulmuesi Roi Makai që pas një pasimi nga e majta, kontrollon bukur topin dhe gjuan nga jashtë zone duke bërë që sfera të ndalet në rrjetë. Menjëherë pasi kaluan në avantazh, kampionët e Gjermanisë fituan siguri në vetvete dhe filluan të sulmojnë më shumë, për të mbyllur gjithshka që në pjesën e parë, por goli i sigurisë nuk doli në dritë dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0. Kur kaluan vetëm dhjetë minuta nga pjesa e dytë, të besuarit e Magat gjejnë edhe golin e sigurisë, që u shënua nga mesfushori Bastian Shvainshtanger, i cili gjuan diagonal nga jashtë zone duke e cuar topin në cepin e djathtë të portierit dhe rezultatin 2-0. Miqtë edhe pse në disavantazh të dy golave gjejnë forca dhe sulmojnë disa herë rrezikshëm, por Oliver Kahn është në formë të shkëlqyer dhe nuk ju lejon asnjë cast gëzimi. Minutat kalojnë dhe ndeshja i drejtohet fundit me fitoren bindëse të bavarezëve, që treguan se dinë të fitojnë edhe pa Mikael Balak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›