E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Aliko: Gramozi, fizionomi tjeter

Edhe pse do te ishte shume me i enaqur nese nuk do te mundej thelle ne miqesoren e luajtur me Luftetarin, ku ekipi kishte vetem disa dite qe ishte mbledhur zevendestrajneri i Gramozit Robert Aliko, shfaqet disi me ndryshe ne ato qe na thote. "Krahasuar me ditet e para, thote ai, kur bashke me Qirjakon morem drejtimin e ekipit, mjaft gjera kane ndryshuar per mire dhe grupi i djemve, cdo dite ne fushen e stervitjes zbret me moral me te larte".

Situata ka ndryshuar

Pra faktikisht sipas asaj qe na thote Aliko, gjendja ne radhet e ekipit kolonjar eshte shume me ndryshe. "Djemte, vijon ai, ne saj te punes se tyre kane hyre tashme ne fazen e atyre kerkesave, qe ne si staf teknik kemi per lojen e Gramozit. Nderkohe nuk mund te them se, jam plotesisht i qete, por komportimi i tyre taktik ne fushe po me bind dita dites". Me tej asistenti i teknikut Qirjako, duke u ndalur tek ekipet rivale me te cilet do te kete te bej Gramozi kampionatin qe po afron shtoi: "Kundershtaret tane ne kete sezon nuk diskutohet, do te jene me te forte, madje me perberje ndoshta edhe me cilesore, por nuk do ta kene te lehte te kapercejne Gramozin me kete perberje qe ka. Djemte jane te vetedijshem per veshtiresite qe do te hasin ne perballjet me potencialet e kundershtarve te tyre dhe jane te predispozuar te sterviten sistematikisht per te dhene maksimumin".

Nga grupi kerkohet shume me teper

Nderkohe zevendestrajneri i kolonjareve Aliko duket qe kerkon shume me teper nga kjo skuader, kur deklaron: "Dua te dal te kerkesat qe kemi ne si staf teknik per Gramozin e vertete. Them keshtu sepse ne duam te krijojme nje skuader, qe te mos ndihet inferiore ne drejtim te asnje komponenti, qofte fizik apo teknik e taktik, ne raport me ekipet e tjera ne kete stine te re futbollistike. Ne lidhje me keto qe thash ne kemi punuar me kujdes dhe ngarkesa qe u eshte dhene futbollisteve ne stervitje ka qene gjithnje brenda parametrave normale. Ndeshja e pare miqesore me Luftetarin edhe pse u humb thelle, nuk ka sjelle ndonje shqetesim per stafin teknik, pasi ekipi ishte i pakompletuar, por kemi fiksuar disa pika te tjera, ne lidhje me rreshtimin e mundshem taktik".

Perforcimet, te domosdoshem

Pas kesaj ne lidhje me preferencat e tij per ndonje afrim te ri ne ekip, tekniku Aliko nuk parapelqen te beje ndonje parashikim, por kur e "ngacmuam" gjithsesi pohoi dicka. "Veshtiresite e kampionati, shtoi ai, dhe objektivi qe kerkojme te arrijme, e kerkon te kemi nje pankine sa me cilesore. Per kete pritet qe brenda ketyre diteve ne ekip te afrohen dy lojtare, te cilet do te luajne ne mbrojtje, ku ekipi per momentin ka shume nevoje. Behet fjale per dy lojtare krahu".

Cdo futbollisti vendin e duhur

Kurse me pas i pyetur per ecurine e skuadres asisteni i Qirjakos sqaroi: "E domosdoshme per ne eshte qe t'i gjejme vendin e duhur cdo futbollisti, sepse vetem keshtu do te arrihen rezultatet qe synon skuadra. Nderkohe per momentin di te them kete qe Gramozi ka ndryshuar dhe nuk eshte me ai i fillimit te fazes pergatitore. Ka ne perberje me shume lojtare dhe rivaliteti per te zene nje vend ne formacion eshte shume i madh. E rendesishme eshte te thuhet gjithashtu qe skuadra ka nje rritje te ndjeshme cilesore, eshte me e konsoliduar dhe me e forte. Lojrat e saj do te kene nivel cilesor, do te karakterizohen nga grinta dhe rezultat nuk do t'i mungojne", ka perfunduar asisteni i trejnerit Qirjako ne pankinen kolonjare, Robert Aliko.

Koco Lilo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›