Skenderbeu “mbushet” me futbolliste te rinj
Tre futbolliste nga ekipi i te rinjve nga e enjtja e kesaj jave, kane kaluar ne ekipin e te rriturve te Skenderbeut. Kalimin e Dages, Rrapos dhe Qirinxhiut te te rriturit, e ka bere te ditur i dyti i pankines korcare Renato Rrapo. Futbollistet e rinj kane marre dhe miratimin e kryepankines per t'u perfshire ne grupin kryesor, me te cilet Jani Kaci kerkon te luaje kete sezon ne kategorine e pare. Me ardhjen e ketyre te treve te te rriturit, se bashku me Frasherin, behen kater futbolliste nga te ekipit nenkampion per paraterinj te Skenderbeut ne sezonin 2004 2005, qe kishin trajner Gjergji Kushen. Megjithate te ekipi i te rinjve ka dhe futbolliste te tjere te gatshem per te kaluar me ekipin e te rriturve, por duket se Kaci dhe Rrapo per momentin e pare jane mjaftuar me kater, ne kushte kur trajneret e tjere, qe kane punuar me te rriturit e Skenderbeut, s'kane guxuar ta bejne kete, ndoshta sepse jane nga ata trajnere, qe guxojne shume pak. Kjo eshte e reja qe vjen nga kampi kuqebardhe, qe gjate ketyre diteve, te gjitha seancat stervitore, i ka patur te ngarkuara, cka tregon se faza pergatitore po ecen mire per korcaret, qe kete kampionat kane bere te ditur se do te luajne ne perqindje te madhe me futbollistet vendas. Megjithate edhe per asistentin e Jani Kacit, Renato Rrapo, persa i perket ketij grupi, duhet pritur dhe pak, duke lene per te kuptuar se akoma s'e kane perfunduar krejtesisht fazen e seleksionimit, ne rrethana kr akoma kane ne vezhgim dhe lojtare te tjere nga ekipi i te rinjve. Kjo mosngutje, gjithnje sipas Rrapos, vjen sepse korcaret akoma s'i kane keputur gjerat me kamerunasin Roxher apo me nigerianet Aniueta dhe Tocuku, te menduar si pjese e skuadres per kete sezon. Gjithashtu Kaci eshte ne pritje dhe te futbollisteve te tjere, dy prej te cileve edhe per kryesorin e pankines se Skenderbeut jane Tiko e Mema, futbolliste qe teknikut Kaci i falin teper qetesi ne skuader, e cila, brenda nje sezoni kerkon rikthimin ne kategorine superiore. "Gjithsesi", thote Rrapo, "deri tani gjithcka po ecen mire", megjithese ai nuk e fsheh se ekipi ka nevoje edhe per pak futbolliste te tjere, nga ata qe mbajne peshe nje skuader.
Tonin Frroku