E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogba drejt Juventusit

Sipas medieve angleze, mesfushori Paul Pogba do të largohet nga Manchester United për tu transferuar në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja Daily Mail ka cituar menaxherin Mino Raiola duke treguar se 19 vjeçari ka refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës me Manchester Unitedin dhe se klienti i tij mund ti bashkohet Bianconerëve për sezonin e ri.

Mbetet të shihet nëse një transferim i tillë do të konfirmohet në ditët në vazhdim. Pogba konsiderohet si talent i madh dhe futbollist i së ardhmes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›