Trepça ’89 deklason Besën

Mitrovicasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 7-të nëpërmjet Ilir Izmakut. Ndërsa, sulmuesi më efikas aktualisht në Superligë, Berat Hyseni në vazhdim të ndeshjes i realizoi edhe katër gola tjerë.
Golin e parë Hyseni e shënoi në minutën e 12-të, kurse të dytin e shënoi në minutën e 52-të për rezultat 3:0. Golin e tretë Hyseni e shënoi në minutën e 75-të nga penaltia, të cilën vet e përfitoi, me ç’rast Papuqi i Besës u ndëshkua me karton të kuq. Nga penaltia Hyseni e realizoi edhe golin e katërt të tij personal në minutën e 81-të për rezultat përfundimtar 5:0.
Këtë fitore ekipi gjelbër e bardh ia dedikoi trajnerit të vet, Rafet Prekazi, i cili të enjten e ka pësuar një sulm në zemër, nga i cili për fat të mirë ka shpëtuar, por vështirë se do të mund t’i bankinës së Trepçës ’89 në këtë kampionat.
Me këtë fitore ky ekip mbetet në krye të Superligës me 51 pikë, derisa Besa mbetet në kuotën e 36 pikëve.