E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klopp vazhdon në Dortmund

Borussia Dortmund ka njoftuar se trajneri Jurgen Klopp dhe drejtori sportiv Michael Zorc kanë vazhduar kontratat e tyre me klubin.

Klopp erdhi në Westfalenstadion nga Mainz më 2008 dhe sezonin e kaluar udhëhoqi skuadrën drejt titullit të kampionit në Bundesligë. Ai ka vazhduar qëndrimin e tij në Dortmund deri më 2016.

Kurse, Zorc ka përfaqësuar Dortmundin për gjithë 17 vitet e karrierës së tij si futbollist para angazhimit të tij në rolin e drejtorit sportiv më 2005. Edhe ai tani ka marrëveshje me Dortmundin deri më 2016.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›