E Diel, 1 Nëntor 2026

Klos/Kryeministri Berisha ndalet në një takim me banore të zonës

Vota për PD-në është votë për projektin europian të Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, që të votojnë Partinë Demokratike, të votojnë projektin Evropian të Shqipërisë. Gjatë një takimi me qytetarët në Klos, kreu i qeverisë Berisha garantoi rritje të pagave dhe pensioneve, lëvizjen e lirë në vendet e BE, vende të reja pune, modernizim të plotë të infrastrukturës, duke deklaruar se programi i Partisë Demokratike, është për Shqipërinë e integruar. “Rrogat dhe pensionet tuaja, në krye të 4 viteve, do të jenë më të larta se rrogat dhe pensionet e 6 vendeve anëtare të BE-së. Në vitin e parë, të mandatit tonë të dytë, mandatit të përbashkët, ne do të lëvizim të lirë pa viza në mbarë Evropën, ndaj le tu bëjmë thirrje së bashku të gjithë banorëve të Klosit, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, pra simpatizantë të çdo partie, por edhe pa parti, le të bashkohemi së bashku në projektin tonë më të bukur, më madhështorin, më të rëndësishmin, për Shqipërinë Evropiane. Gjatë këtyre ditëve le ta pyesin veten në se ka projekt më të madh për të ardhmen e tyre sesa projekti evropian. Jam i sigurte se nuk ekziston projekt tjetër”, tha kryeministri, duke u kujtuar qytetarëve që më 28 qershor të votojnë 10-ën. Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se në Klos gjatë këtyre katër viteve është investuar  9 herë më shumë sesa gjatë 8 viteve të qeverisë socialiste. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›