E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuhiu kundër Shpresës, FSHF i bën "ofertë"

Sulmuesi kryesor i kundërshtares së Shpresë kuqezi në ndeshjen e sotme ndaj U-21 të Austrisë, është një shqiptar me origjinë nga Kosova, Atdhe Nuhiu. Njeriu që zuri vendin e Salihit te Riedi mbërriti dje për herë të parë në Shqipëri enkas për këtë ndeshje eliminatore të Euro 2011 për grupin 10. Ndihet i gëzuar dhe shumë i emocionuar, për vetë faktin se do të duhet të luajë kundër Kombëtares së origjinës së tij. Por dorëzohet para fjalisë: "Ky është futbolli. Ndërkohë që shfaq ambiciet për të fituar ndaj kuqezinjve: Ne luftojmë për të fituar. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria nuk ka ç‘të humbasë". Në stadium pritet të ketë rreth 50 tifozë me banderola në mbështetje të tij për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë. FSHF tentoi një vit më parë ta bindë të luajë për Shqipërinë, por mësohet se me rastin e ndeshjes së sotme do të vijë edhe një tentativë e dytë.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›