E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klose rikthehet në Kaiserslautern?

Miroslav Klose mund të largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni. Sipas gazetës franceze L'Equipe, sulmuesi 31 vjeç mund të jetë “gjuajtja” e verës për Kaiserslautern, nëse rikthehet në Bundesliga 1 gjermane.

Në fakt, përfaqësuesi gjerman ishte pjesë e ekipit kuqezi në të kaluarën. Klose nuk po gjen hapësira të mjaftueshme kohëve të fundit te klubi bavarez, andaj ai mund ta ndjekë rrugën e Luca Tonit dhe Lucas Podolskit në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›