E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi - “10 ditë kohë për hapjen e kutive”

 

Partia Socialiste konfirmoi qëndrimin e saj për të pritur edhe 10 ditë qeverinë për të hapur kutitë, në të kundërt ajo do të kërkojë zgjedhje të parakohshme. “Astrit Patozi dhe Ilir Meta u vunë sot në garë, kush i tregon më shumë dhëmbët popullit opozitar. Ata na kujtuan sot ministrat e piramidave që i mbanin asokohe ison faronit të tyre, Sali Berisha, edhe kur piramidat po u binin mbi kokë. U kemi dhënë vetëm 10 ditë kohë për të reflektuar e do të jetë shumë keq për ta që ta përdorin këtë kohë për kërcënime. Lëvizja popullore për hapjen e kutive shumë shpejt do të kthehet në lëvizjen popullore për zgjedhje të parakohshme”, u shpreh dje deputeti i PS-së, Blendi Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›