E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Ultimatumi i PS përmbys rendin demokratik

 

Partia Demokratike ka reaguar dje zyrtarisht pas ultimatumit të vënë nga PS-ja, që i dha 10 ditë afat qeverisë për të hapur kutitë. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e denoncon ultimatumin e zotit Rama, me të cilin ai po kërkon të përmbysë themelet e sistemit demokratik, duke e konsideruar atë një akt sa qesharak, aq edhe domethënës”, tha kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, thirrjet e socialistëve synojnë përmbysjen e rendit kushtetues. “Kjo thirrje për të përmbysur me forcë rendin kushtetues dëshmon se ky pinjolli i diktaturës komuniste dhe njëkohësisht bos i familjes më të rrezikshme mafioze të vendit, po kërkon të dhunojë vullnetin e shqiptarëve e shprehur me zgjedhje të lira më 28 qershor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›