E Diel, 1 Nëntor 2026

Vinsent Gerad: Klik Ekspo Group, së shpejti anëtar i UFI, Unioni Botëror i Panaireve

 

“Klik Ekspo Group do t”i bashkohet së shpejti UFI-t (Unioni Botëror i Panaireve). Kjo mendoj do t”i japë një ndihmë sado modeste ekonomisë tuaj. Sot, 83 vende janë në UFI, uroj që Shqipëria të jetë vendi i 84-ët” deklaroi sot në koferencë për shtyp Vincent Gerard, President i Ufi. Shoqëria mirënjohur Klik Ekspo Group ka ftuar presidentin e UFI, Global Association of the Exhibition Industry, që të jetë i pranishëm dhe vizitojë Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtare që do të mbahet nga data 25 deri në 30 nëntor në Tiranë. Vincent Gerard, presidenti i UFI tha se, të gjitha vendet e rajonit janë pjesë e UFI-t, si dhe kanë përfaqësuesit e tyre. Në të gjitha shtetet pjesëtare të UFI-t, ka të paktën një qendër panairesh të certifikuar nga kjo organizatë ndërkombëtare.
Në konferencën për shtyp, u bë e ditur se panairi i ketij viti i organizuar nga shoqëria Klik Ekspo Group do të auditohet dhe vëzhgohet nga afër. Vincent Gerard, anëtarësimin e pritshëm të Klik Ekspo Group e cilësoi si një nevojë të bizneseve kombëtare dhe mbarëkombëtare. “Qenia anëtar i UFI-t, do t”i lejonte Klik Ekspo Group, por dhe të gjitha bizneseve në Shqipëri që të rriten dhe njihen ekonomikisht. Do t”i lejonte që organizimet e biznesit dhe shoqatat e subjektet e ndryshme t”i bashkangjiten vendit tuaj në këtë zhvillim që po ndodh” u shpreh Vincent Gerard. Në konferencën për shtyp, të organizuar nga Klik Ekspo Gruop, presidenti Luan Muhametaj u shpreh i bindusr se Shqipëria nëpërmjet Klik Ekspo Group do të arrije të bëhet pjesë e UFI-t.
Në konferencë morën pjesë dhe Christos Farmakis, nga Zyra për Cështjet Ekonomike dhe Tregtare, Ambasada e Greqisë, Jindrich Ploch, President i Shoqatës së Industrisë Ushtarake Ceke, Nikolin Jaka, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Pavel Stefka, përfaqësues i TATRA.
Luan Muhametaj, President i Klik Ekspo Group tha në fjalën e tij se “Edicioni i 16-të i Panairit Ndërkombëtar, i këtij viti do të jetë një sukses për marëdhëniet mes bizneseve dhe klientëve. Ne këtë vit kemi rreth 95 për qind të ekspozuesve, kompani që operojnë jashtë Shqipërisë, pra kompani të huaja. Vetëm pjesa tjetër prej rreth 5 për qind janë kompani që operojnë në Shqipëri. Kjo tregon për mundësitë e vendit tonë, si dhe besimin që këto kompani kanë treguar ndaj Klik Ekspo Group. Ky vit do të jetë mëse i veçantë për ne dhe për të gjithë pjesëmarrësit, kjo për shkak të prezencës për herë të parë në Shqipëri të UFI-t, ose ndryshe Organizata Botërore e Industrisë së Panaireve. UFI do të na ndihmojë në ngritjen dhe certifikimin e një qendre panairesh në Tiranë, dhe për këtë ne po bashkëpunojmë fuqishëm”.
Vincent Gerard, President i Global Association of the Exhibition Industry, në konferencën e Klik Ekspo Group tha i pyetur nga media se “ mendoj se të gjitha vendet në botë duhet të kenë organizime sa më të mira të panaireve dhe gjithashtu qendra të mira të panaireve. Aktualisht të gjitha vendet përrreth Shqipërisë kanë një përfaqësues të UFI-t si dhe të paktën një qendër të certifikuar panairesh. Qenia anëtar i UFI-t, do t”i lejonte Klik Ekspo Group, por dhe të gjitha bizneseve në Shqipëri që të rriten dhe njihen ekonomikisht. Do t”i lejonte që organizatat e biznesit, shoqatat e subjektet e ndryshme t”i bashkangjiten vendit tuaj në këtë zhvillim që po ndodh. Tani më duhet të vizitoj panairin e Klik Ekspo Group, që nis me datë 25 që të kemi një përgjigje nëse Shqipëria nëpërmjet Klik Ekspo Group do të jetë anëtare e UFI-t. E rëndësishme është që organizimi i Panairit është ashtu siç ne e kërkojmë në mënyrë që Shqipëria nëpermjet Klik Ekspo Group të mund të jetë anëtar i UFI. Ne dëshirojmë që ju të keni një qendër të madhe panairesh. UFI mund tju ndihmojë. Gjithashtu,  anëtarët tanë që gjenden rreth jush do të jenë ndihmë për Shqipërinë dhe Klik Ekspo Group. Klik Ekspo Group do t”i bashkohet së shpejti UFI-t. Kjo mendoj do t”i japë një ndihmë sado modeste ekonomisë tuaj. Sot, 83 vende janë në UFI, uroj që Shqipëria të jetë vendi i 84-ët”.

Rreth UFI - Global Association of the Exhibition Industry

UFI është themeluar në Milano të Italisë me datë 15 prill 1925. U themelua nga 20 vendet lider në panairet tregtare. Anëtarët e parë ishin Bordoja, Brukseli, Budapesti, Këlni, Danzing, Frankfurti, Lajpcig, Lubjana, Lvov, Lioni, Milano, Novgorod, Padova, Parisi, Praga, Reichenberg, Utrecht, Valencia, Viena dhe Zagrebi.  UFI u themelua si një organizatë ndërkombëtare jo politike, duke u bazuar në ligjin francez të 1 korrikut 1901. Fillimisht, UFI u krijua dhe mbajti emrin “Union des Foires Internationales”, ose në ndryshe në gjuhën angleze “Union of the International Fairs”. Emri u ndryshua duke i bashkangjitur “Global Association of the Exhibition Industry”. Ky emër u vendos në takimin mbarëkombëtar të mbajtur në tetor të 2003-it në Egjipt. Misioni i UFI-t është që t`i shërbejë industrisë së panaireve në gjithë botën. Të promovojë vlerat e vecanta dhe unike të panaireve tregtare si dhe të  edukojë e nxisë industrinë e panaireve dhe ekspozimit. Gjithashtu, një tjetër qëllim kryesor i UFI-t është të forcojë lidhjet dhe rrjetet ndërkomnbëtare të mundësive për biznes. Kjo arrihet duke nxitur bizneset që të rrisin aktivitetin e tyre kudo në botë. UFI aktualisht ka 83 shtete anëtare, në të gjashtë kontinentet. Në vitin 2009, UFI regjistroi 538 anëtare me të drejta të plota. Këtu përfshihen 276 kompani të Organizimit të Panaireve, ndërsa pjesa tjetër janë kompani menaxhimi. Prej vitesh, vendet e Europës kanë qenë lider në organizimin e Panaireve Tregtare Ndërkombëtare. Gjatë dy viteve të fundit, UFI raporton se janë vendet e Azisë që po njohin orrganizim dhe zhvillim të shkëlqyer të panaireve ndërkombëtare. Zhvillimi i këtyre vendeve, ekonomia gjithnjë e në rritje si dhe zgjerimi i biznesve ka sjellë zhvendosjen e panaireve mirë të organizuara në kontinentin e Azisë. Në morinë e gjithë këtyre zhvillimeve ekonomik, financiare dhe të biznesit, antarësimi i Shqipërisë, nëpërmjet Klik Ekspo Group në UFI- Global Association of the Exhibition Industry.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›