Klosi: Akuza absurde te Martit dhe Del Pontes Menada Zaimi
Nese serbet u treguan te ashper dhe kriminele me popullsine, tash perpiqen te tregojne se edhe gjoja shqiptaret kane pasur gjera te tilla, dhe meqe afrohen bisedimet, t'i vene dy shtetet ne nje nivel, thote per radion Evropa e Lire, Fatos Klosi, ish-kreu i Sherbimit Informativ Kombetar (SHIK), ne Shqiperi
Ne nje raport te raportuesit te Keshillit te Evropes, Dik Marti, thuhet se gjate luftes ne Kosove, Shqiperia ka sherbyer si vend per trafikun e organeve njerezore. Organet qe u merreshin te burgosurve serbe qe mbaheshin rob ne veri te Shqiperise nga Ushtria Clirimtare e Kosoves. Ju, gjate kesaj periudhe, drejtonit Sherbimin Informativ Kombetar. A gjeni dicka te vertete ne keto akuza?
Per mua s'jane akuza. Normalisht, akuzat duhet te mbeshteten ne ndonje argument, me duken me shume muhabete qe behen. Per mua eshte absurde akuza, qofte per trafikun e droges per ate periudhe, qofte edhe per trafikun organeve. Me duket e pamundur, po e them qe eshte akuze e nisur nga zeroja, meqenese kam parasysh te gjitha veshtiresite teknike qe kerkohen per ta zgjidhur ate problem. Te sillje rober serbe te gjalle ne Shqiperi ne ate kohe, ishte praktikisht e pamundur. Kufiri serb ishte i blinduar, kufiri midis Kosoves e Shqiperise kontrollohej nga ushtria serbe. Ishte nje territor 10 kilometersh nga ishin larguar edhe vete banoret dhe ishte i minuar i teri. Une e di qe ai transport armatimi qe eshte bere ne ate kufi per nevojat e luftes, eshte bere me cmimin e gjaku, domethene jane vrare njerez dhe ata kalonin midis mijera veshtiresive dhe ishte e pamundur te sillnin rober serbe neper ate kufi - kjo eshte e para. Dhe, e dyta, edhe per drogen qe akuzohet, une e them me pergjegjesi qe ndalimi i trafikut te droges dhe mosfinancimi i luftes nga droga ishte nje nga kushtet e marreveshjeve qe kane bere ata me perendimoret. Kjo ka qene e kontrolluar, madje hap pas hapi, keshtu qe dalin tani dy zvicerane - une habitem, sepse do te dilnin serbe po te ishin gjera te verteta, ata e kane ndjere ne kurriz, ata ishin shume me afer, ishin ne terren, prej atje edhe do te kishin informacione. Qofte Karla del Ponte, qofte ky zoteria tjeter, le te na thone nga c'burim i kane informacionet - nga perendimoret nuk jane, absolutisht. Per kete une jam i sigurt dhe ve doren ne zjarr. Le ta thone nje fakt, qe pastaj ne t'u pergjigjemi. Une e quaj te panevojshme qe te jap argumente te tjera jo s'ka qene e mundur per kete ose per ate. Eshte absurde vertet.
Duke pasur parasysh situaten asokohe, mendoni se Sherbimi Informativ Kombetar kishte nen administrim gjithe territorin per ta mbuluar me informacion?
Sigurisht qe kishim, atehere ishim goxha te tensionuar nga efektet e luftes dhe e kishim ate kontroll ne tere territorin. Vertet, situata ka qene e veshtire, por nuk ishte aq e lehte te beheshin gjera te tilla. Madje, une njihja dhe kisha nen kontroll edhe situaten ne territorin e Kosoves per ate periudhe, sepse bashkepunimi me Ushtrine Clirimtare te Kosoves ka qene i mire. Nga kjo pikepamje them i bindur qe nuk kane ndodhur gjera te tilla ne Shqiperi, eshte krejt absurde.
Ju thoni se Shqiperia edhe sot e ka te pamundur te beje transplantim organesh. Por, a jeni po kaq i sigurt se ne territorin shqiptar nuk jane mbajtur te burgosur serbe te luftes gjate konfliktit ne Kosove?
Absolutisht asnjehere. Nuk kishte kuptim, nuk i mbanin dot. Ata ( UCK-ja), ishin gjithmone ne mbrojtje, ata ishin forca qe ne i quajme guerile, partizane; forca qe ishin vazhdimisht ne levizje dhe perballeshin me nje ushtri qe ka qene ndoshta nga me te fuqishmet ne Evrope. Mos ta harrojme se serbet vinin nga ushtria jugosllave dhe ushtria jugosllave kryesisht perbehej nga oficere serbe dhe nuk ishte nje ushtri dosido, kurse te perballeshe me te nuk ishte nje gje e lehte. Prandaj, perballimi i represionit serb eshte bere me stermundime te medha ne levizje te vazhdueshme, por ne levizje guerile. Nuk ka baza te sigurta nje levizje guerile ku te mbaje rober, nuk mban dot rober, edhe ne qofte se ka rober, o do t'i liroje o do t'i asgjesoje. Ishte praktikisht e pamundur te mbaje rober.
Megjithate, Marti dhe se fundi edhe ish-prokurorja e Hages, Karla del Ponte kane pohuar se nuk eshte hetuar ndonjehere seriozisht mbi keto fakte qe ata pretendojne se disponojne dhe, madje, disa fakte te administruara me heret, sipas tyre, jane shkaterruar.
Keto jane akuzat e tyre. Ata mundohen t'i largohen pergjegjesise per te pasur prova, nuk behen akuza pa prova, aq me shume prokurorja, se ky, ne fund te fundit, eshte nje politikan - thote ndonje gje pastaj jane te tjere ata qe duhet t'i vertetojne theniet e tij, ose te tregojne qe ato thenie jane bosh. Por, te pakten prokurorja, ajo nuk mund te flase, ajo eshte profesioniste, ne qofte se eshte vertet prokurore. Te perhapesh tymnaja te tilla, flluska, tullumbace te tilla eshte absurde. Per mua qellimi eshte i paster politik. Ne qofte se serbet u treguan te ashper, kriminele me popullsine kosovare, tani perpiqen te tregohen se gjoja edhe shqiptaret kane pasur gjera te tilla, domethene, si te thuash vihet shenja e barazise midis serbeve dhe shqiptareve meqe tani po afrohen edhe bisedimet dhe duan t'i vene te dy shtetet ne te njejtin nivel - nuk e di qellimin e tyre qe per mua eshte absurd.
Te presupozojme se pas ketij momenti do te niste nje hetim nderkombetar qe do te prekte edhe Shqiperine?
Le te vijne, pa problem fare! Une nuk shoh ndonje shqetesim. Perkundrazi une kete e quaj zgjidhje me te mire. Te behen te gjitha ato gjera qe duhen bere - jam i sigurt qe nuk u del asgje, edhe ne qofte se sajohen provat, te cilat nuk e quaj lehte te sajohen, kane kaluar 10 vjet tani dhe jam gati qe edhe une vete t'u pergjigjem, sepse akuzohet sherbimi qe ka ndihmuar Qeveria shqiptare, nepermjet SHIK-ut sigurisht. Ne qofte se akuzohet sherbimi akuzohem une, sepse une e kam drejtuar ate sherbim. Vertet, do te ishte rruga me e thjeshte per mua. Nuk kam nevoje per presione per keto gjera, absolutisht "u tha per nje shtepi ne Mat", praktikisht eshte e pamundur, jane absurditete. Une e di qe vetem vitin e kaluar, pas dhjete vjetesh, arritem te benim transplantim veshkash me pajisje qe kishin ardhur nga Italia dhe me asistence te profesoreve italiane. Dhe, tani ne, a nuk e di kush, ne ato kondita qe ishte Shqiperia ne '99-en, paskemi bere cudira te tilla?! Teknikisht, une si fizikan qe jam dhe e njoh paksa tekniken e laboratorit, e them qe eshte e pamundur.
A mendoni se keni argumente te mjaftueshme per t'u perballur me keto akuza?
Jo s'eshte detyra ime te kem argumente, eshte detyra e tyre te m'i tregojne argumentet dhe une pastaj t'u pergjigjem atyre argumenteve. S'kam pse t'u them une qe jam i pafajshem, te jap une argumente se jam i pafajshem. Ata akuzojne, le te m'i tregojne akuzat e tyre dhe une, pastaj, sigurisht se do t'u pergjigjem. Jam i sigurt dhe une e di cfare ka ndodhur dhe e di qe s'ka absolutisht asgje te vertete. Prandaj edhe them kaq i sigurt, le te vijne! Edhe qeverine tone e keshilloj, leri le te vijne ne qofte se do te kete vertet perpjekje serioze dhe zyrtare, e jo te vijne gazetare e te thone se gjetem nje njolle gjakun nje derrase te asaj shtepise edhe sigurisht ka lidhje me te, se e kam degjuar edhe kete. Le te vije kush te doje, por te vijne dihet se kush ka per detyre, jane prokurorite, nuk e di ne kete rast cila prokurori, le te themi e Hages dhe le ta shqyrtoje.