Greqi e Bosnje, miratohen Dervishi e Gashi
Dashnor Dervishi dhe Flamur Gashi do te jene ambasadoret e rinj te vendit tone, perkatesisht ne Greqi dhe Bosnje-Hercegovine. Komisioni i Politikes se Jashtme miratoi dje dy kandidaturat e mberritura, te cilat u vleresuan nga anetaret e mazhorances si dinjitoze per perfaqesimin diplomatik te vendit tone. Para komisionit, kandidati per postin e ambasadorit te Shqiperise ne Greqi, Dervishi, prezantoi objektivat dhe prioritetet e tij ne ushtrimin e kesaj detyre. “Detyra ime si perfaqesues diplomatik i Shqiperise ne Athine, ka nje rendesi te vecante pasi Greqia eshte nje partner strategjik politiko-ekonomik, ne kuader te bashkepunimit dypalesh, evropian dhe me gjere”, u shpreh Dervishi. Ai e cilesoi emerimin e tij si nje detyre te rendesishme, per sa i perket rritjes se bashkepunimit dhe forcimit te urave lidhese ndermjet Shqiperise dhe Greqise. Sipas Dervishit, nje nga detyrat kryesore do te jete vendosja e kontakteve ne nivel presidencial, qeveritar dhe parlamentar, ne thellimin e bashkepunimit, rritjen e shkembimit te vizitave si dhe forcimin e ketyre urave te kontaktit. Po keshtu, ai premtoi se jo pak vemendje te vecante, ai do ti kushtoje edhe emigranteve shqiptare ne Greqi duke shprehur garancine se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje per nje trajtim sa me njerezor ne kuader te respektimit te te drejtave te tyre. Nderkohe qe per te paren here Shqiperia do te hape seline e saj diplomatike edhe ne Bosnje-Hercegovine, ku kandidati per postin e Ambasadorit, Flamur Gashi, aktualisht drejtor per Diasporen ne MPJ, tha se do te synoje intensifikimit e metejshem te marredhenieve mes vendeve. “Vlen per t’u theksuar pakicat shqiptare ne Bosnje, te cilat do te jene nje pike kyce per sa i perket bashkepunimit te dy vendeve”, tha Gashi. Pritet qe ne Vjene te emerohet Vili Minarolli, ambasadori aktual ne Athine, ndersa ne Bruksel, drejtori i Pergjithshem i Drejtorise Rajonale ne MPJ, Ilir Tepelena.
Miratohen
Dashnor Dervishi-Greqi
Flamur Gashi-Bosnje
Priten
Ilir Tepelena – Bruksel
Vili Minarolli-Vjene