E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi, Olldashi leter Rames per bashkepunim

Nje dite pas deklarates se kreut te ekzekutivit, ne lidhje me sheshin "Skenderbej", mesohet se ministri Sokol Olldashi i ka derguar nje leter kryebashkiakut Rama. Burime nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve konfirmuan per TV “Klan” se vete ministri Olldashi nepermjet nje letre zyrtare, i ka shtrire doren e bashkepunimit kryetarit te bashkise se Tiranes per te zgjidhur sa me pare ceshtjen qe lidhet me trafikun dhe ndertimin e sheshit ne qender te kryeqytetit. Shqetesimi i kesaj ministrie lidhet pikerisht me ngercin ne trafik qe po shkaktohet nga punimet ne sheshin "Skenderbej". Olldashi i kerkon Rames te diskutojne se bashku mbi sheshin per ndertimin e te cilit qeveria nuk ka kundershti, por ngre shqetesimin e mungeses se nje zgjidhjeje per trafikun e automjeteve.
Debate ne distance mes qeverise dhe bashkise per sheshin "Skenderbej" kane arritur kulmin nje dite me pare kur kryebashkiaku Rama pa asnje paralajmerim ndermori nje eksperiment, duke bllokuar levizjen e automjeteve pikerisht ne zemer te Tiranes. Menjehere i gjithe trafiku u zhyt ne kaos dhe u paralizua duke deshmuar keshtu ne deshtimin e ketij eksperimenti. Ne prononcimin publik Rama i ka kerkuar qytetareve te tregohen te duruar dhe te mesohen me kete situate. Sakaq, i shpejte ka qene reagimi i shefit te qeverise, i cili i kerkoi ministrit Olldashi te perpiloje opsione per zgjidhjen e ketij ngerci duke i ofruar bashkepunim Rames. Tashme eshte per t'u pare reagimi i kryebashkiakut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›