E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i NATO-s, vizite ne Tirane Denis Dedej

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do te zhvilloje javen e ardhshme vizite zyrtare njeditore ne Shqiperi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Ministrise se Puneve te Jashtme. Vizita e zyrtarit te larte te Aleances se Atlantikut te Veriut koincidon nje dite perpara protestes se paralajmeruar nga opozita shqiptare ne Tirane. Do te jete data 29 prill, kur ne aeroportin e vetem ne Rinas “Nene Tereza”, ne oren 10:00 te paradites, do te mberrije funksionari me i larte i NATO-s. Vizita e Rasmussen ne Shqiperi eshte vizita e pare zyrtare ne vendin tone. Delegacioni qe do te prese zyrtarin e larte do te perbehet nga ambasadori i Republikes se Shqiperise ne NATO Artur Kuko, drejtori i Pergjithshem Spiro Koci, drejtori i Protokollit te Shtetit, Ridi Kurtezi dhe specialisti i Protokollit te Shtetit, Ermal Dredha. Pas pritjes zyrtare qe do t’i zhvillohet ne aeroport, delegacioni i NATO-s sebashku me ate shqiptar do t’i drejtohen Ministrise se Puneve te Jashtme. Pas mberritjes ne seline e diplomacise shqiptare, do te zhvillohet nje takim “koke me koke” midis zevendeskryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme, Ilir Meta dhe sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Pas ketij takimi qe do te zgjase perreth 10 minuta, do te kete nje takim te dy personaliteteve midis dy delegacioneve. Ky takim, sipas axhendes se vizites zyrtare te shefit te NATO-s ne Shqiperi, do te zgjase perreth 45 minuta. Mendohet qe ne kete takim do te flitet per rolin e Shqiperise si vend anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut ne rajon, per ceshtjen e Kosoves, si edhe angazhimin e Shqiperise si vend anetar i kesaj organizate etj,. Pas bisedimeve dypaleshe do te kete nje konference te perbashket per mediat, Meta-Rasmussen, te cilet pervec zbardhjes se bisedes se tyre, do t’u pergjigjen edhe interesit te mediave per ceshtje te ndryshme, qe do te zgjase rreth gjysme ore. Me pas, zyrtari i lart i cili do te vizitoje diten e enjte vendin tone do te niset per ne ministrine e Mbrojtjes, ku do te zhvilloje nje takim me ministrin Arben Imami. Pas takimit 30-minutesh, Rasmussen do te niset per ne Kryeministri ku do te zhvilloje takim me kreun e qeverise, Sali Berisha. Pas takimit qe do te zgjase rreth 35 minuta, do te zhvillohet nje deklarate per shtyp. Me vone, do te kete nje dreke te ofruar nga zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, per sekretarin e Pergjithshem te NATO-s. Rreth ores 15:00, ky i fundit, do t’i drejtohet Kryesise se Kuvendit ku do te zhvilloje nje takim me kryeparlamentaren Topalli. Pas takimit me te, Rasmussen do te takohet gjithashtu me Presidentin e Republikes, Bamir Topi. Ne fund te kesaj vizite, zyrtari i lart i NATO-s, perfundon serine e takimeve ne vendin tone dhe do t’i drejtohet aeroportit. Atje ai do te zhvilloje edhe intervista me media edhe ne oren 17.30 do te largohet nga vendi yne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›